Kenaqesia e pilotimit brenda qytetit

Modeli B-MAX mundeson nje pilotim te lehte dhe me shume te kenaqshem brenda qytetit, fale teknologjise se avancuar te pilotimit dhe nje mori karakteristikash qe mund t'ju befasojne per nje model te ketyre permasave. Duke shtuar nje sistem unik dyersh, ky model plotëson të gjitha kërkesat e ndryshme të nje pilotimi modern.
  • Teknologjia ne pilotim

    Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje teknologji lider ne kategori per t'ju ndihmuar ne çdo aspekt pilotimi.

     

     

     

    B-MAX frenon per ju, per te shmangur perplasjet ne shpejetesi te vogla

    Teknologjia inovative Active City Stop ju ndihmon te zbusni, madje te shmangni perplasjet ne trafik ne nje shpejtesi me pak se 30 km/h.
    Ne qofte se sistemi zbulon se nje makine para jush ndalon papritur, ai automatikisht aktivizon frenimin.


    Kontroll special pergjate rruges se pjerret

    Hill Start Assist parandalon ecjen mbrapa kur filloni te ngjisni nje malore. Funksioni i ketij sistemi konsiston ne mbajtejn e makines ndaluar per 2.5 sekonda, gjate kohes se levizjes se kembes nga pedali i frenave ne ate te gazit. Gjithashtu Hill Start Assist eshte i dobishem gjate ndalimit dhe nisjes ne terren te rreshqitshem dhe disponohet ne pjesen me te madhe te games se motorreve.


    Parkim me lehtesi fale Kameres Mbrapa

    Pengesa, mure te ulet, femije qe luajne... Kamera Mbrapa tregon çdo gje qe ndodhet pas jush ne nje ekran te vendosur ne kroskotin tuaj. Duke treguar shume mire detaje qe smund te shikoni, ai ndihmon ne parkim duke shfaqur konture virtuale per nje parkim ne hapesira te vogla. Si nje komoditet i shtuar, Kamera Mbrapa aktivizohet automatikisht kur ju zgjidhni marshin per ecje mbrapa.


    Sensoret ju largojne stresin e parkimit

    Opsioni i Sensorev te Parkimit ju ndihmon te gjykoni mbi distancen ndermjet makines suaj dhe nje pengese, perpara ose pas jush. Nje lajmerim zanor intesifikohet sa me shume te afroheni. Kjo veçori ndihmon ne nje parkim te shpejte dhe te sigurte.

     

     

     

    Terheqje maksimale per nje kontroll perfekt

    Kontrolli Vektorial i Çiftit Rrotullues(Torque Vectoring Control) reagon mbi siperfaqen e rruges 100 here ne sekond. duke perdorur kete informacion, ai ne menyre te perseritshme balancon vleren e forces dhe frenimit ne secilen nga gomat e perparme. Kjo rrit ne maksimum terheqjen dhe qendrueshmerine gjate kthesave dhe valezimeve ne rruge. Kontrolli Vektorial i Çiftit Rrotullues eshte teknologjia me e fundit e cila vjen si standart.

     

    Timoni Elektrik

    Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje timon elektrik (EPAS) i cili ne menyre automatike i pershtatet situates. Kjo do te thote se ne qofte se po ecni ngadale ne qytet, ose jeni duke parkuar, ky sistem ben te mundur qe gomat te kthehen me lehtesisht per nje manovrim te jashtzakonshem. Gjate udhetimit me shpejtesi te larte (gjate autostrades) timoni forcohet per te pasur nje kontroll te mrekullueshem. Ky sistem (EPAS) aktivizohet vetem ne rast nevoje, si rrjedhim perdor me pak energji duke sjelle me pak konsum.

     

    Cruise controll per udhetime te qeta 

    Ne qofte se po udhetoni pergjate nje autostrade, ju mund te caktoni shpejtesine, duke perdorur komandat ne timon. Pas kesaj sistemi mban konstante shpejtesine e vendosur, pa qene nevoja ta mbani kemben mbi pedalin e gazit. E njejta rruge ndiqet per te pasur shpejtesi me te larte ose me te ulet.

     

     

     

  • Komoditeti

     

    Shijoni ambientin elegant dhe pa zhurme me te cilin mund te udhetoni neper rruget e ngushta, ato me trafik te qytetit.

     

    Hyrje e pakrahasueshme me Sistemin e ri Ford Easy Access Door

    Duke hapur deren e pare dhe ate rreshqitese anesore ju mundeson nje hapesire te bollshme ne te dy krahet, duke ju lehtesuar hyrjen dhe daljen nga makina. Sistemi unik i perdorur nga modeli B-MAX konsiston ne fshehjen e kollonave midis dyerve duke perqendruar forcen ne trupin e makines.  

    Nje udhetim pa zhurma

    Ne menyre qe ju dhe pasagjeret tuaj te kene nje udhetim sa me te qete, nje sere masash jane nderrmare per te ulur ne maksimum zhurmat dhe vibrimet qe vijne nga motorri, era dhe rruga. Ne veçanti, menyra e re e hyrjes lehtesisht ne makine posedon nje sistem te sofistikuar te dyerve per eleminim e zhurmes se eres. 

    Fushepamje e permiresuar prej pozicionit te drejtimit

    Modeli  B-MAX ju mundeson nje pamje te qarte te trafikut si rrjedhoje e lartesise se sediljes se shoferit. Kjo do t'ju beje te ndiheni me te sigurt pas timonit dhe ne rruget me te ngarkuara.

    Tavan panoramik per me shume drite dhe ndjesi hapesire

    Opsioni i tavanit te xhamit panoramik, i cili mundeson driten natyrale brenda makines e ben hapesiren e brendshme te duket me e madhe. Gjithashtu ai i mundeson pasagjereve nje pamje te mrekullueshme te qiellit dhe peisazhit te jashtem. Veshja solare reflektuese e rrezeve te diellit parandalon vapen qe mund te krijohet. Ne rast nevoje, ju mund te perdorni grilat e integruara per te eleminuar totalisht çdo rreze drite.  

    Caktoni temperaturen qe ju pershtatet

    Me opsionin e Kontrollit Elektronik te Temepratures (Electronic Automatic Temperature Control (EATC) ju thjesht zgjidhni temperaturen  brendshme te deshiruar dhe sistemi do ta mbaje ate

    Ndriçimi i ambientit ju mundeson nje drite te sofistikuar te kuqe brenda makines. Drita vjen nga pjesa siper e kroskotit, ajo qendrore dhe pjesa e kembeve.

    Komoditet shtese me sedilje te rregullueshme dhe me ngrohje

    Cilat do qofshin kushtet e jashtme te motit, ju do te jeni komod brenda modelit tuaj B-MAX. Ju mund te zgjidhni opsionin e sediljeve te para me ngrohje (shofer-pasagjer), per t'ju mbajtur ngrohte edhe ne dimer, gjithashtu per te siguruar qe çdokush te jete ne pozicionin me komod pergjate udhetimit.

    Per specifikime ju lutemi kontaktoni piken e autorizuar te shitjes. 

     

  • Lehtesite

    Dizenjimi i cili e ben sa me te thjeshte hyrjen ne B-MAX, e ben kete model me gjenialin ne llojin e tij, por ka dhe shume specifika te tjera te cilat e thjeshtojne jeten akoma me shume.

     

     

    Hyrje e papare ne pjesen e brendshme

    Sistemi i dyerve per nje hyrje te lehte brenda B-MAX e ben hyrjen ne hapesirat e ngushta me te lehte. Dyert rreshqitese te prapme dhe ato te perparme gjate hapjes mundesojne nje gjeresi prej 1.5m. Gjithashtu nuk ka pengesa, siç jane kollonat strukturore te cilat zakonisht ndajne pjesen e perparme me ate te prame. Ato jane ndertuar me zgjuarsi ne vete dyert e modelit.


    Teknologji e avancuar pa perdorimin e duarve Ford SYNC.

    Me Ford SYNC, ju mund te kontrolloni muziken, te kryeni telefonata thjesht duke perdorur zerin tuaj. Ford SYNC mund te lexoje madje dhe mesazhet me ze te larte nderkohe qe ju jeni duke i dhene makines. Kjo do te thote qe duart tuaja te jene mbi timon dhe syte tek rruga. 

    Ford SYNC mund te luaje muzike, te njohe kenget dhe t'ju mundesoje hyrjen ne te gjithe listat e kengeve tuaja 

    Aq mire sa mund te degjoni muzike nga nje USB, MP3 nga bluetooth-i i telefonit tuaj, sistemi i avancuar Ford SYNC mund te shfaqe titullin e kenges ose te artistit qe kendon.

    Shto funksione te reja te disponushme Ford SYNC 

    Ju mund te qendroni azhornuar duke shkarkuar permiresimet ne çdo moment ato jane te disponueshme. Per shembull, Asistenca Urgjente vjen se shpejti: nje veçori e cila automatikisht perdor celularin tuaj per te telefonuar Sherbimet Urgjente, ne qofte se ai zbulon se ju keni pesuar aksident. Asistenca Urgjente ka marre çmimin e pare per Risine e Telefonise per Transportin Automobilistik ose Sherbime ne Çmimet Boterore te Telefonise per vitin 2012. Veç kesaj, AppLink, i cili ju mundeson lehtesisht aksesin dhe kontrollin e aplikacioneve tek Android, Blackberry dhe iPhone duke perdorur komandant zanore, eshte thuajse gati per promovim.

    Nje sistem sediljesh per te konfiguruar komoditetin tuaj

    Palosja e plote e sediljeve te prapme vetem me nje lvizje te dores, ju mundeson nje hapesire te madhe. Ne menyre te thjeshte terhiqni nje doreze ne pjesen e pasme te sediljeve mbrapa, dhe ulni ne menyre individuale ato( 60/40). Gjithashtu mund te palosni plotesisht sediljen e pasagjerit perpara, nje tipar unik i B-MAX. Kjo ju jep ju hapesiren me te gjate te mundshme per te pasur ngarkesa te nje gjatesie me shume se 2.35m.
     

    Pershtasni dyshemene e bagazhit ne varesi te ngarkeses

    Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje Dysheme Bagazhi te Pershtashme, me dy pozicione: pjesen e poshtme per nje bagazh sa me te thelle kundrejt ngarkesave me volum te madh, ose te rrafshet ne lartesine e dyshemese se kabines(122mm lartesi). Kjo e fundit mundeson një hapesire ​​te sheshte ngarkese poshte, ku mund të vendosen sendet delikate apo të vlefshme, te sigurta dhe duke fshehur pamjen e tyre. Edhe ne pjesen e siperme, dyshemeja mund te mbaje nje ngarkese prej 300kg.

    Pa Çeles do te thote pa probleme

    Sistemi Pa Çeles Ford(Ford KeyFree System), ju lejon te hapni ose mbyllni makinen tuaj, pa nxjerre çelesin nga xhepi apo çanta. Ideal kur i keni duart e zena.

     

    Dritat e perpame qe ndizen automatikisht 

    Eshtë e lehte qe te mos vini re kur drita e diellit eshte duke ikur. Modeli B-MAX eshte i pajisur me sensore te cilet zbulojne venitjen e drites, duke aktivizuar automatikisht sistemin per ndezjen e fenereve te perparme, duke e bere pilotimin ne muzg sa me te lehte dhe te sigurte. Ato ndizen automatikisht edhe kur ju jeni duke hyre ne nje tunel. Ndezja e dritave automatike disponohet si opsion se bashku me aktivizimin automatik te fshireseve te xhamit.

    Ndizni makinen vetem me prekjen e nje butoni

    S'eshte nevoja te perdorni çelesin. Thjesht shtypni Butonin "Ford Power Starter" nderkohe qe mbani shtypur pedalin e freksionit(ose ate te frenave ne kambion automatike) dhe motorri merr jete.   

    Kontrolli qe sjell risia e panelit qendror te instrumentave  

    Paneli i avancuar i instrumentave, shume funksional, ju mundeson kontrollin e pjeses me te madhe te sistemeve te makines nga nje pike e vetme. Te gjithe sistemet shfaqen ne menyre te qarte ne ekran. Ju mund te keni akses ne keto sisteme duke perdorur komandat qe ndodhen ne timon.

    Fshireset e xhamit qe ndizen automatikisht

    Fshireset e xhamit me sensore aktivizohen menjehere sapo ndjejne lageshtiren ne xham duke rregulluar shpejtesine e tyre ne varesi te rreshjeve. Fshireset e xhamave me sensore vijne si opsion se bashku me ndezjen automatike te fenereve te perparme.  

    Xhami i perparme me ngrohje i jep fund gervishtjeve

    Mjafton shtypja e nje butoni dhe elemente te fshehur ngrohes, shume shpejt, pastrojne akullin pa qene nevoja ta beni ju ne menyre manuale.

    Pasqyrat e dyerve te cilat vetembrohen nga demtimet

    Opsioni i palosjes elektrike te pasqyrave me mbylljen e makines, shmang demtimet aksidentale. Kjo palosje mbron gjithashtu dhe sinjalet e integruara.

    B-MAX ju ndriçon rrugen drejt shtepise

    Kur ktheheni naten ne shtepi, opsioni "Home Safe headlights" mundeson feneret e perparme te rrine te ndezura per pak kohe, çka eleminon ecjen ne erresire. Kjo veçori eshte standart ne te gjithe gamen.  

     

     

Bookmark & Share