Nje nga makinat me te sigurta

Modeli B-MAX ka arkivuar rezultate te jashtezakonshme gjate testimeve. Keshtu qe prodhimi i ketij modeli tashme quhet i perfunduar, me pajisjen e karakteristikave te avancuara te sigurise. Ai duhet te marre vleresime zyrtare te jashtezakonshme, madje dhe kundrejt standarteve me te reja dhe shume strikte te Euro NCAP.

 

Karakteristikat e sigurise te ketij automjeti jane njetrajtesisht te avancuara, duke perfshire sistemin Global Closing(Mbylljen Globale) me ane te te cilit ju mund te hapni apo mbyllni te gjithe dyert dhe xhamat me komanden qe mundesohet nga çelesi i makines.


Karakteristika e mbylljes se dyfishte parandalon nderhyrjen per te hapur dyert nga jashte, gjithashtu perfshin nje sistem alarmi te kategorise 1, model Thatcham.

  • Siguria e automjeteve
    Ekiston nje shumellojshmeri menyrash qe B-MAX t'ju jape siguri ne rruge. 

    B-MAX frenon per ju, per shmangien e perplajeve ne shpejtesi te vogla

    Sistemi me i fundit Active City Stop ju ndihmon shume shpesh te shmangni nje perplasje gjate ecjeve te ngadalta ne trafik, ose gjate ecjeve me shpejtesi nen 30 km/h. Ne rast se sistemi zbulon se automjeti perpara jush ndalon papritur, ai mundeson frenimin automatik. 

    Paralajmerimi ne rastin e nje gome te shfryre

    Ne qofte se njera nga gomat e automjetit fillon te humbase presion gjate nje udhetimi, Deflation Detection System (Sistemi Zbulues per Shfryrjen) ju lajmeron menjehere nepermjet ndezjes se nje sinjali spiun ne panelin e instrumentave, duke ju dhene shansin per te ndaluar ne menyre te sigurt per zgjidhjen e problemit.

    Qelizat e trupit te forcuara posaçerisht

    Trupi i makines eshte forcuar posaçerisht ne pjeset kryesore, per te kompesuar heqjen e kollones qendrore tradicionale(kollona B), ne sistemin e dyerve per nje hyrje sa me te lehte. Kjo kollone B tashme eshte integruar ne vete dyert e automjetit.
    Inxhinieret per sigurine Ford kane shpikur madje testin e tyre shtese te perplasjes, per te garantuar qe modeli B-MAX i pergjigjet standarteve me te larta te sigurise. 

    Sistemet e koordinuara te sigurise qe aktivizohen ne sekonde

    Modeli B-MAX eshte i pajisur me Sistemin Inteligjent Mbrojtes(Intelligent Protection System IPS), i cili koordinon nje sere sistemesh sigurie ne menyre qe te ofroje mbrojtjen maksimale per ju dhe pasagjeret tuaj.
    Po aq mire sa amoritizimi qe ben trupi i automjetit gjate perplasjes, funksionon dhe teknologjia e sediljeve dhe rripave te sigurimit, per minimizimin e demeve ne rastin e nje aksidenti.

    ESP ju ndihmon te mbani kontrollin ne çfaredo lloj kushtesh

    Programi Elektronik i Qendrueshmerise(Electronic Stability Programme (ESP) monitoron ne menyre konstante progresin e automjetit tuaj. Ky sistem ndjen çdo devijim, nga rruga qe drejtuesi i automjetit ka zgjedhur, siç mund te jete fillimi i nje rreshqitjeje, duke rregulluar automatikisht pozicionin tuaj ne rruge, per mbajtjen ne kontroll te automjetit. Teknologjia gjithashtu ndihmon ne minizimin e distances se frenimit gjate nje rasti urgjent.

    Sistemet e avancuara per nje frenim efiçent

    Sistemi anti-bllokues i frenimit (Anti-lock braking system (ABS) dhe Shperndarja Elektronike e Fuqise se Frenimit(EBD) kombinohen per te siguruar nje frenim sa me te kontrolluar.
    Asistenca e Frenimit Emergjent(Emergency Brake Assist (EBA) ndihmon gjithashtu qe modeli B-MAX te arrrije maksimumin e efiçences ne rastin e nje frenimi urgjent. Ky sistem funksionon duke llogaritur presionin qe ushtrohet ne pedalin e frenave duke e rritur ate automatikisht ne rast nevoje. 

     

    Airbage per t'ju mbrojtur nga gjithe kendet

    Si shtese e airbag-ve te perparme te shoferit dhe pasagjerit, jane dhe airbag-et anesore per mbrojtjen e kraharorit dhe airbag-et ne forme perde per mbrojtjen e kokes. Ekiston madje dhe nje airbag per mbrojtjen e gjunjeve te shoferit.
    Ne qofte se per çfaredo lloj arsye doni te çaktivizoni airbag-un  pasagjerit, per shembull kur keni vendosur sediljen specifike per femije, me fytyre nga pjesa mbeshtetese e sediljes, B-MAX e ka thjeshtuar menyren e çaktivizimit. Me nje levizje te thjeshte airbag-u i pasagjerit mund te çaktivizohet dhe kjo tregohet nga nje sinjal me drite i shfaqur ne kroskotin e automjetit si nje kujtese e dobishme.

    Pasqyra e brendshme me erresim automatik (opsionale)

    Pilotimi naten eshte me i lehte ne qofte se dritat e automjeteve mbrapa jush nuk ju verbojne ne menyre konstante me dritat e gjata. Risia e pasqyres se brendshme me veterresim zbulon automatikisht intesitetin e dritave te gjata dhe kalon automatikisht ne veterresim.

    Sistemi MyKey®

    Kjo teknologji e re ju mundeson te caktoni limitin maksimal te shpejtesise, kujtesen per vendosjen e rripit te sigurimit madje edhe kontrollin e volumit te radio-cd ne qofte se deshironi. Dizenjuar per t'ju dhene nje qetesi mendore, ne rast se B-MAX-in tuaj do t'ja linit ne perdorim nje personi te familjes apo shoku, Ford MyKey® eshte i lehte ne perdorim. Thjesht fusni çelesin per te ndezur automjetin, ndizeni ate dhe ndiqni udhezimet e thjeshta ne menyre qe te programoni udhezimet qe deshironi per kete çeles. Ju mund te mbani te drejten e pakufizuar te çelesit "administrator" per veten tuaj dhe te keni me shume se nje te tille ne qofte se deshironi.  

    Fenere qe ndriçojne me shume per siguri ne udhetimet naten

    Feneret e perparme Halogjene prodhojne drite me depertuse dhe me intesitet me te larte ne menyre qe ju te shihni (dhe t'ju dallojne) sa me qarte dhe se fundmi te keni nje udhetim sa me te sigurte. Dritat e detyrueshme te dites LED jane montuar me Feneret e Perparme Halogjene per tu dalluar sa me shume ne rruge.
    Kontaktoni piken tuaj te autorizuar Ford per specifikime.

     

     

  • Siguria
    Modeli B-MAX ka disa menyra gjeniale per te ruajtur veten nga renia ne duar te gabuara.

    Menyra me e pershtashme per te siguruar automjetin tuaj

    Nepermjet Mbylljes Globale ju mund te mbyllni dyert dhe xhamat elektrik, duke perdorur çelesin tuaj.
    Fale veçorise se mbylljes se dyfishte, ne rast se nje hajdut do te depertoje brenda duke thyer xhamin, prape ai nuk do te arrije te hape dyert nga brenda. 

     

Bookmark & Share