Luksi i dizenjos se brendshme

Ne hapesiren e brendshme te modelit C-MAX, e njejta gjuhe e Dizenjimit Ford pershtatet me tiparet dalluese duke reflektuar karakterin dinamik dhe modern te pjeses se brendshme. Paneli i siperm i instrumentave shkrihet butesisht rreth karakteristikave te tjera. Finese, kontrasti i ngjyrave per te permiresuar cilesine, nivel i artizanatit zakonisht i rezervuar ne automjetet e luksit   

  • Fleksibiliteti i sediljeve

    C-MAX 5-sedilje

    Dizajni i brendshem i modelit C-MAX mund te pershtatet per te permbushur nevojat e familjes suaj deri ne pese persona. Stili i kabines, sportiv dhe i rafinuar perfiton nga ndjesia e hapesires. Plus, tre sedilje individuale te palosshme 40/20/40 mund te rikonfigurohen per nje dizajn me luksoz 2+2 nepermjet sistemit rreshqites diagonal per me shume hapesire te kembeve. 

    Grand C-MAX 7-sedilje

    E gjithe familja mund te vleresoje karakteristika si hapesirat e shumta per vendosjen e sendeve te ndryshme, plus dyert e rreshqitshme per nje qasje sa me te lehte brenda Grand C-MAX. Pjesa brenda eshte projektuar per te plotesuar per te plotesuar çdo nevoje te nje familjeje te madhe duke e rikonfiguruar menjehere kur jeni shtate persona. 

    Sistemi Ford per Palosjen totale te Sediljeve (Fold Flat System (FFS)

    Hera heres, shumices prej nesh mund ti lindi nevoja per te transportuar gjera me permasa te medha apo biçikleta femijesh, ose mund te shkojne ne nje qender tregtare per nje pazar te madh. Çfaredo te jeni duke transportuar C-MAX e perballon me se miri. FFS nenkupton nje palosje totale te cilesdo sedilje qe ju deshironi per t'ju dhene nje hapesire te plote ngarkese. Ne rastin e palosjes totale dule lene vetem sediljen e shofer+pasagjer ju do te keni nje bagazh prej me shume se 1,742 litrash ne modelin Grand C-MAX. Gjatesia e maksimale me sedilje te palosura ne modelin C-MAX shkon ne 1706 mm tek Ford C-MAX dhe 1771 mm ne Grand C-MAX.

     

  • Dizenjo e brendshme

    Pjesa e brendshme e C-MAX dhe Grand C-MAX ndajne te njejtin dizajn ne pjesen e shoferit dhe pasagjerit. Ndryshimi qendron ne pjesen e pasme, ne saje te modelit me 5 ose 7 sedilje. Vijat e lakuara te kroskotit, materialet e nje cilesie te larte te shoqeruara nga veshjet prej pellushi pergjate gjithe games japin nje ndjesi me te madhe te luksit. Ndriçimi LED i kabines shton me shume ambient bashkohor duke dhene nje ndjesi te çmueshme. Eleganca perfekte ploteson statusin e artit ne teknologjine e brendshme, duke perfshire sistemet audio dhe ato te navigimit.

     

    Fleksibiliteti i sediljeve ne Grand C-MAX 
    C-MAX
    C-MAX









     

  • Intrumentat dhe kontrollet

    Kompjuteri i bordit

    Paneli i permiresuar i komandave disponohet ne te gjithe modelet dhe ju mundeson, te keni kontroll te plote te sistemeve te automjetit vetem duke perdorur gishtat ne komandat qe ndodhen mbi timon. Kjo nenkupton kenaqesine ne udhetim duke pasur pjesen me te madhe te sistemeve ne kontroll pa qene nevoja te shkepusni duart nga timoni. Gjithashtu mundesohen lidhje per iPod®, MP3 player ose USB per te pasur kontroll te muzikes nepermjet opsionit te sistemit audio Sony.

    Bluetooth me kontroll te zerit

    Ju mund te zgjidhni te merrni apo beni telefonata nga telefoni juaj celular gjate udhetimit duke perdorur teknologjine e Kontrollit te Zerit. Ky sistem ju lejon qe nepermjet Bluetooth te kontrolloni celularin, po aq lehte sa kontrolloni kasetofonin, navigatorin apo kondicionerin. (Standart) 

    Limitatori i Shpejtesise

    Ky sistem i ri i integruar se bashku me "cruise control" eshte ndertuar per tju mbajtur brenda kufirit te shpejtesise. Komandat mbi timon ju mundesojne rregullimin e shpejtesise ndermjet 30 deri 180 km/h. Ne qofte se shpejtesia juaj ndryshon nje sistem ne motorr nderhyn ne menyre automatike per te rivendosur limitin e vene me pare. (Standart ne Titanium).

    Kontrolli i ajrit te kondicionuar automatik me dy zona (Dual Electronic Automatic Temperature Control DEATC)

    Çfare do te beni ne qofte se ju keni ftohte kurse pasagjeri ska? Atehere mjafton te caktoni nje ndryshim prej me shume se 4°C ndermjet jush. (Standart ne Titanium. Opsion ne ACTIV si pjese e paketes Cool Pack)

    Lidhja MP3 dhe USB

    Nje dalje AUX eshte standart, keshtu qe ju mund te lidhni pajisjen tuaj MP3. Gjithashtu mund te lidhni dhe nje pajisje USB. Per te kontrolluar muziken mjafton te perdorni kontrollet audio, ose komandat vokale nepermjet Bluetooth® me teknlogjine Voice Control. (Standart)

     

  • Kapaciteti dhe vendosja

    Hapesira per vendosjen e sendeve

    Te dizenjuara me kujdes hapesirat e vendosjes se sendeve jane pozicionuar ne xhepat e dyerve, kroskotit te bollshem, pjese te tjera shtese dhe mbajtese gotash ne panelin qendror. Plus, duke palosur gjithe sediljet ne Grand C-MAX do te keni nje gjatesi prej 1,771mm per bagazhe, ndersa ne C-MAX nje gjatesi prej 1,706mm. Dhe sikur te palosni vetem nje te treten e sediljeve tek Grand C-MAX perftohet nje gjatesi prej 1,077mm.

    Kapaciteti dhe fleksibiliteti

    Gjenialiteti i pjeses se brendshme me 7 sedilje ne Grand C-MAX e veçon si nje model multi-funksional. Hapesira brenda mund konfigurohet lehtesisht ne nje model 2+2+2. Duke perdorur vetem nje dore mund te palosni lehtesisht sediljen e mesit ne rrjeshtin e dyte.
    C-MAX mund te akomodoje brenda tij nje familje prej pese personash duke ruajtur dizenjimin e tre sediljeve te palosshme individuale 40/20/40  per me shume luks duke e kthyer ne 2+2.

    Hapesira e shkurter mbi pasqyre

    E pozicionuar me mjeshtri pas pasqyres se brendshme ndodhet nje hapesire A5 per mbajtjen e syzeve dhe nje pasqyre e vogel per mbikqyrjen e femijeve. (Standart ne Titanium)

    Sistemi per mbajtjen e kafsheve

    Sistemi i forte ne te gjithe lartesine mban kafshet ose sende te ndryshme te sigurta ne bagazh. Rrjeta mund te vendoset pas sediljeve te para kur sediljet e rrjeshtit te dyte jane te palosura. Siç mund te mendoni, sistemi eshte brenda normave te kerkuara te Komunitetit Evropian.
    (Mundesohet si opsion ose aksesor)

     

  • Komforti

     

    Butoni i ndezjes Ford Power

    Sensoret e sigurise ne menyre automatike bejne gati per ndezje motorrin sapo detektojne kodin unik te çelesit. Mjafton te shkelni pedalin e freksionit ne versionin me kambio manuale ose ate te frenave ne kambion automatike, dhe me pas shtypni butonin Ford Power per te ndezur makinen.(Standart ne Titanium)



    Kontrolli i Ajrit te Kondicionuar Automatik me Dy zona (Dual Electronic Automatic Temperature Control DEATC)

    Çfare do te beni ne qofte se ju keni ftohte kurse pasagjeri ska? Atehere mjafton te caktoni nje ndryshim prej me shume se 4°C ndermjet jush. (Standart ne Titanium. Opsion ne ACTIV si pjese e paketes Cool Pack)



    Xhami i perparme me ngrohje

    Per tu nisur te sigurt ne nje mengjes te ftohte dhe me ngrice eshte thjeshtezuar edhe kur xhami i perparme eshte mbuluar me akull. Fale teknologjise se Pastrimit te Shpejte, nuk ju duhet te krruani xhamin per te hequr akullin. Mjafton te shtypni nje buton per te aktivizuar elementet e fshehur ne xham te cilet bejne te mundur shkrirjen e akullit. Pastrimi i Shpejte (Quickclear) ju vjen ne ndihme dhe gjate udhetimit kur xhami i perparme mbulohet nga avujt. (Standart)


    Pasqyra e brendshme me veterresim

    Pilotimi naten eshte me i lehte ne qofte se automjetet mbrapa jush, nuk ju verbojne ne menyre konstante me dritat e gjata. Risia e pasqyres se brendshme me veterresim zbulon automatikisht intesitetin e dritave te gjata dhe kalon automatikisht ne veterresim.

    Refleksi i drites ne xhamin e perparme

    Dizenjuar per te bllokuar nxehtesine e rrezeve te diellit me shume sesa xhami normal. Kjo do te thote se do keni nje ambient te brendshem me te fresket ne ditet e nxehta, çka sjell me shume komoditet per ju dhe familjen tuaj.

    Pasqyrat e dyerve me ngrohje

    Pasqyrat e jashtme elektrike me ngrohje do te pastrohen menjehere nga akulli, bora duke sjelle pamje te qarte. (Standart ne Titanium)

    Anti alergjia TÜV(Technischer Überwachungs-Verein)

    Ne rast se ju apo nje pjesetar i familjes suaj vuan nga alergjite duhet te dini se filtri i polenit dhe materialet e perdorura ne pjesen e brendshme te C-MAX jane liçensuar nga sipas kritereve te vendosura nga organizata TÜV Produkt dhe Umwelt GmbH, organizata gjermane ne mbrojtje te konsumatorit per materialet e perdorura ne hapesirat e brendshme te çdo automjeti. Gjithashtu filtri i polenit mbron pasagjeret nga grimcat e pluhurit qe mund te hyjne nga jashte.

     

     

Bookmark & Share