Inxhinieria e avancuar

Gama C-MAX prezanton teknologjine e avancuar e cila permireson performancen, qendrueshmerine dhe ndihmon ne uljen e kostove.

Ju mund te zgjidhni midis versioneve te permiresuara te motorreve te naftes Duratorq TDCi. Si shtese motorret me emetime te uleta te CO2 jane te disponueshem me transmisione te avancuara, perfshire ketu nje motorr te ri Durashift manual me 6- shpejtesi, perdorur per here te pare ne C-MAX dhe motorrin Powershift  6-shpejtesi automatik dopio-freksion.

  • Motorret dhe tipet e kambios

    Motorret e permiresuar te naftes Duratorq TDCi

    Motorri 1.6 dhe 2.0 Duratorq TDCi qe mundeson modeli C-MAX jane permiresuar krejtesisht per te pasur nje performance te perkryer, konsum te ulet. Pilotimi, ne menyre te konsiderueshme eshte permiresuar duke perftuar fuqi te madhe dhe ne shpejtesi te uleta.

    Motorri i ri 1.6 Duratorq TDCi disponohet me 95KF. Ai mund te perftoje nje super performance kur ju nevojitet nje rritje e menjehershme e shpejtesise. Konsumi i tij eshte jashtezakonisht i ulet, 5.4l/100km ne qytet me emetim CO2 119g/km (C-MAX) dhe 5.8l/100km dhe emetim 129g/km ne Grand C-MAX 
    Ne qofte se doni te ulni akoma me shume emetimin e CO2 sistemi Auto Start-Stop eshte perfekt per ju. Kur automjeti juaj eshte i ndaluar, motorri fiket ne menyre automatike per te ulur konsumin. Kur ju doni te niseni, motorri ndizet menjehere. Mundesohet ne motorret 1.6TDCi.

    Motorri i ri i benzines ECOBOOST

    Motorri i ri i benzines 1.6-liter Ecoboost mundesohet ne dy variante te fuqise, 150 dhe 180KF. Motorri me i fuqishem me 180KF ka nje konsum brenda qytetit prej 9.2 litra/100km(Grand C-MAX) dhe
    8.8 litra/100km(C-MAX) me nje emetim te gazit CO2 prej 154 g/km (Grand C-MAX) dhe 149 g/km (C-MAX). Me mire akoma, motorret Ecoboost perftojne me shume fuqi me nje konsum te ulet dhe emetim te CO2 18% me pak se motorri i benzines 2.0 Duratec. Seshte nevoja te thuhet se te gjithe motorret jane konform kerkeses boterore per emetimet e gazrave.

    Transmisioni manual me 6-shpejtesi Ford Durashift

    Modeli C-MAX dhe Grand C-MAX me motorr Duratorq TDCi 1.6 transmisioni manual disponohet me gjashte-shpejtesi. 
    Tipi i ri i kambios Durashift zevendeson kambion aktuale me 5-shpejtesi me nje dizenjim krejtesisht te veçante dhe kompakt per fuqine e tij. Kambio e re eshte 30% me e lehte se kambio tjeter me gjashte marshe, nderkohe qe eshte me permase dhe pese te njejte me ate aktuale me pese-shpejtesi tek makinat e vogla, panvaresisht se raportin e fuqise rrotulluese e ka 50% me te madh. 

     
    Per te ulur akoma me shume konsumin, dizenjimi i ri minimizon humbjet e efiçences, siç mund te jete fluksi i vajit ne kambio. Gjithashtu ky ridizenjim sjell me te miren ne cilesine e nderrimit te marsheve me nje preçizion maksimal dhe ekonomi te plote.

    Transmisioni Automatik Ford PowerShift dopio-freksion

    Ju mund te specifikoni efiçencen e larte e kambios automatike Powershift me gjashte shpejtesi dopio freksion e cila disponohet ne versionet e motorreve Duratorq TDCi 2.0litra.

    Teknologjia e avancuar e Transmisionit Powershift dopio freksion, kombinon efiçencen e plote, nderrimin e optimizuar re marsheve dhe kenaqesine e pilotimit te kambios manuale me lehtesine e asaj automatike. Me 115KF, motorri 2.0 TDCi me kambion Ford Powershift ka nje konsum brenda qytetit prej 7.1l/100km dhe nje emetim te gazit CO2 149g/km.

     *shenim: te gjitha karakterisitikat e emetimit te CO2 jane konform ligjeve te vendosura nga Komuniteti Evropian dhe te aprovuara pas testeve te bera prej tij (EC Directive 93/116/EC). Te gjithe te dhenat e konsumit jane ne baze te Direktivave per Konsumin te Komunitetit Evropian  EU 80/1268/EEC dhe ndryshojne ne varesi te rajoneve te ndryshme ne bote.

     

  • Teknologjia ne pilotim

    Active Park Assist

    Ju ndihmon te parkoni ne hapesira 1.2 here me te medha se gjatesia e automjetit tuaj. Pasi konfirmon hapesiren per parkim, sistemi operon ne menyre automatike, nderkohe qe ju komandoni pedalet. Nje sistem tjeter audio se bashku direktivat e shkruajtura ju vijne ne ndihme per menyren se si te kryeni kete manover.(opsion)

    Blind Spot, Sistemi Informues i pikave te "vdekura" ne pasqyre 

    Kjo ndihme e teknologjise se larte ju ndihmon te keni nje udhetim sa me qete, sidomod ne autostrade. Ne rast se nje automjet hyn ne piken e vdekur te pasqyres, sistemi ju lajmeron nepermjet nje drite ne secilen nga pasqyrat(shofer+ pasagjer). (Opsion) 

    Kontrolli i Çiftit Rrotullues

    Rrit stabilitetin ne kthesa nepermjet aplikimit te forces frenuese dhe kalimit te fuqise nga çifti i rrotave te brendshme ne ato te jashtme.

    Programi Elektronik i Stabilitetit(ESP) me Asistencen ne Terheqje(TA) dhe Asistencen e Frenimit Emergjent(EBA)

    ESP eshte sistemi kryesor i gjithe karakteristikave te sigurise aktive. Ky sistem monitoron progresin e automjetit dhe eshte gjithmone ne gatishmeri per te qene i efektshem ne rast nevoje. Nderkohe qe ky sistem nuk mund te anashkalohet, nje rregjim i ri ndihmon automjetin per te pasur terheqje perfekte ne siperfaqe te rreshqitshme si psh. ne debore.
    ESP perfshin gjithashtu sistemin TA per te eleminuar rrotulimin e tepert te gomes dhe garantuar terheqje optimale dhe qendrueshmeri. Kur doni te beni nje frenim emergjent sistemi EBA shkurton distancen e ndalimit. Sistemi tjeter EBW(Emergency Brake Warning) ndez automatikisht duke pulsuar, dritat e frenave per te paralajmeruar automjetet mbrapa.

    Drejtimi dhe manovrimi

    Sistemi hidraulik i drejtimit perfton kontrollin me te mire te mundshem. Per te pasur qendrueshmeri te permiresuar, nje kujdes i veçante i eshte dhene sistemeve te amortizimit dhe te drejtimit. 

    Timoni Elektro - Hidraulik (EHPAS)

    Ford C-MAX disponon nje timon elektrik ( electric power-assisted steering (EPAS) i cili i pershtatet situates. Nepermjet tij do ta keni me te lehte per te kryer manovra gjate pilotimit ne qytet, ne shpejtesi te uleta ose kur parkoni. Gjate shpejtesive te medha ai do te forcohet per tju dhene kontroll te jashtezakonshem.
    Ndryshe nga sistemet e tjera te cilet jane gjithmone te aktivizuar, risia e timonit elektrik(EPAS) eshte aktivizimi i tij kur ju deshironi, per te pasur konsum me te ulet.

     

Bookmark & Share