Teknologji e avancuar

Ne modelet Ford C-MAX dhe Grand C-MAX, ju do te rrethoheni nga nje teknologji inteligjente - koleksion mbreselenes, zakonisht i gjendur vetem ne automjetet e lluksoze. Keto teknologji mund t'ju ndihmojne duke ju dhene nje pikepamje me te sigurte dhe te manovroni ne menyre me efiçente.

  • Pjesa e Jashtme

    Feneret automatike dhe fshireset e xhamit me sensore

    Sistemi ndez ne menyre automatike dritat e shkurtra ose te gjata sapo detekton trafik ose intesitet te ndryshueshem te drites. Anasjelltas, ai detekton se kur rruga eshte e qarte perpara se te ndeze automatikisht dritat e gjata.
    Me gjashte nivele ndjeshmerie, fshireset e xhamit automaitke
    ne C-MAX hyjne ne veprim ne piken e pare te shiut, duke rritur shpejtesine ne varesi te intesitetit te rreshjeve. (Standart ne Titanium)

     

  • Pjesa e brendshme

     

    E reja Ford SYNC. Teknologjia e avancuar 

     

    Me ane te sistemit Ford SYNC me kontroll te zerit, ju mund te kontrolloni muziken tuaj ose te merrni apo kryeni telefonata thjesht duke perdorur komandat vokale. SYNC madje mund te lexoje SMS e marra ne celularin tuaj. Kjo do te thote se perqendrimi juaj shkon vetem per rrugen.

     

     

    SYNC ben lista me kenge, i njeh ato 

    Po aq mire samund te degjoni muzike nga USB apo pajisja juaj MP3 ose lidhja e celularit me Bluetooth, sistemi i avancuar SYNC mund te shfaqe emrin e artistit ose te kenges. Gjithashtu ky sistem mund te seleksionoje nje liste me kenge te te njejtit zhaner me ato qe ju po degjoni.


    Shtoni me shume funksione SYNC sapo ato te jene te disponueshme

    Ju mund te qendroni te azhornuar duke shkarkuar permiresimet e SYNC kurdo ato te jene te disponueshme. P.sh, Asistenca Urgjente do te jete gati se shpejti. Ne rastin me te keq te nje aksidenti teknologjia qe eshte e lidhur direkt me airbag-et mund te perdore celularin tuaj per te telefonuar sherbimet urgjente per ju. Asistenca Urgjente ka fituar " Risia me e Mire e Telefonise Celulare per Transportin Automobilistik ose Sherbimin Publik" ne Çmimet Boterore te Telefonise Celulare 2012.

    Lidhja me USB dhe pajisje MP3

    Bluetooth® me Kontrollin e Zerit perfshin gjithashtu nje porte USB e cila lejon pajisjet qe nuk kane Bluetooth® te lidhen me automjetin. Kjo do te thote qe file-t MP3 mund te degjohen dhe menaxhohen nepermjet sistemit audio te makines nga nje pajisje çfaredo MP3 ose iPod®.(Standart)


     

    Sistemi Audio dhe Kontrolli i Panelit te Instrumentave

    Nje sistem i plote i integruar NAV, mundesohet per modelin C-MAX dhe Grand C-MAX. Duke qene nje sistem i integruar, ai pergjigjet ne kohe reale kundrejt shpejtesise dhe kushteve te trafikut per te dhene informacion sa me te mire per udhetimin. (opsion si pjese e Paketes Sony Nav)
    Sony Nav perfshin:
    Ekran 5" multi-funksional me ngjyra dhe rezolucion te larte, ngjyre te zeze me shkelqim dhe butona ngjyre te bardhe kur ndizet makina, 9 bokse, Digital Audio Broadcasting(DAB)


     

    Kamera ne pjesen e mbrapme

    Zgjidhni marshin per te ecur mbrapa dhe pamja e pasme do te shfaqet automatikisht ne ekranin e panelit te instrumenatave. Ju mund te shihni lehtesisht se sa afer jeni me objektet qe ndodhen pas jush, gjithashtu grafika e mbivendosur ne pamje ju shfaq drejtimin e parkimit. (Opsion, si pjese e Paketes Sony Nav, ne nivelin Titanium)

     

     

  • Pilotimi

    Asistenca ne parkim

    Ju ndihmon te parkoni ne hapesira mundesisht 1.2 here gjatesine e automjetit. Pasi konfirmon se hapesira eshte e mjaftueshme, sistemi automatikisht kryen parkimin nderkohe qe ju kontrolloni pedalet. Nepermjet zerit dhe shfaqjes ne ekranin e bordit sistemi ju udhezon se çfare duhet te beni. (Opsion)



    Electronic Stability Programme (ESP)

     

    ESP eshte sistemi kryesor i gjithe karakteristikave te sigurise aktive. Ky sistem monitoron progresin e automjetit dhe eshte gjithmone ne gatishmeri per te qene i efektshem ne rast nevoje. Nderkohe qe ky sistem nuk mund te anashkalohet, nje rregjim i ri ndihmon automjetin per te pasur terheqje perfekte ne siperfaqe te rreshqitshme si psh. ne debore.

    ESP perfshin gjithashtu sistemin TA per te eleminuar rrotulimin e tepert te gomes dhe garantuar terheqje optimale dhe qendrueshmeri.

     

     

    Feneret e frenimit Emergjent

    Ndizen automatikisht gjate nje frenimi te forte, per te lajmeruar drejtuesit e mjeteve qe ndoshen pas jush.

     

     

     

     

    Para- ngarkimi i Frenimit elektronik

    Kur automjeti ndodhet ne rastin e nje frenimi te forte emergjent, ESP para-ngarkon sistemin e frenimit, duke mbyllur boshllekun ndermjet pedalit te frenave dhe diskut per te ndihmuar ne zvogelimin e distances se frenimit. 

     

     

     

     

    Asistenca e Frenimit Emergjent

    Ndihmon ne frenimin me te mire te mundshem gjate nje situate emergjente duke rritur presionin e frenimit ne rast se sistemi zbulon se drejtuesi nuk ka ushtruar force te mjaftueshme mbi kete pedal.

     

     

     

    Motorri me Sistem Kontrolli te Terheqjes


    Eleminon rrotullimin e tepert te gomes per te garantuar terheqje optimale, performance dhe qendrueshmeri. Duke reduktuar forcen perdredhese te motorrit, ju do te jeni te gatshem te akseleroni me efikasitet te plote.

     

     

     

     

    Kontrolli i Çiftit Rrotullues

    Rrit stabilitetin ne kthesa nepermjet aplikimit te forces frenuese dhe kalimit te fuqise nga çifti i rrotave te brendshme ne ato te jashtme.

     

     

     

    Limitatori i shpejtesise

     

    Disponohet si pjese e cruise control, ky sistem ju lejon te vendosni shpejtesine maksimale ndermjet 30-180 km/h. Sistemi i menaxhimit te motorrit siguron qe ju te mbani limitin e shpejtesise, duke ju ndihmuar te perqendroheni tek rruga dhe jo tek kilometrazhi.(Opsion ne ACTIV, Standart ne Titanium)

     

    Ndihma e nisjes ne malore

    Standart vetem ne nivelin Titanium, kjo risi ju mundeson ecjen mbrapsh kur niseni nga vendi ne nje rruge te pjerret. Pasi hiqni kemben nga frena kur jeni te ndaluar, sitemi i mban per dy minuta automjetin te ndaluar duke ju dhene kohe te shtypni pedalin e gazit pa ecur mbrapa, ne menyre qe te keni nje nisje te sigurt.

     

    Blind Spot, Sistemi Informues i pikave te "vdekura" ne pasqyre 

    Kjo ndihme e teknologjise se larte ju ndihmon te keni nje udhetim sa me qete, sidomod ne autostrade. Ne rast se nje automjet hyn ne piken e vdekur te pasqyres, sistemi ju lajmeron nepermjet nje drite ne secilen nga pasqyrat(shofer+ pasagjer). (Opsion) 

     

    Teknologjia Ford Auto Start-Stop

    Fik automatikisht motorrin kur automjeti qendron i ndaluar dhe rindizet kur drejtuesi do te levize ne menyre qe te ule ne maksimum konsumin dhe emetimin e gazit CO2.

     

     

     

  • Siguria

    Intelligent Protection System (IPS)

    Ford  C-MAX dhe Grand C-MAX jane te pajisur me nje Sistemin Inteligjent te Mbrojtjes Ford i cili eshte çelesi per te qene lider ne performancen e sigurise. Ju do te ndiheni te sigurte nen mbrotjen e kabines ultra te forte. Plus kesaj te dy modelet jane dizenjuar te thithin energji ne menyre me efektive ne rastin e nje perplasje.

    Kujtesa per vendosjen e rripave te sigurimit mbrapa

    Modeli Grand C-MAX karakterizohet nga nje sistem kujtese per vendosjen e rripave te sigurimit ne rrjeshtin e dyte dhe te trete te sediljeve. Kjo karakteristike eshte ne veçanti e frytshme ne rastin kur jane duke udhetuar femijet. Drejtuesi merr nje lajmerim vizual ne panelin e instrumentave dhe nje lajmerim audio me tingull ne rastin kur njeri ngarripat e sigurimit eshte hequr pergjate ecjes.
    Per tju ndihmuar te jeni te qete gjate udhetimit, lajmerime vizuale ose audio ju tregojne informacion per çdo rrip sigurimi. (vetem ne Grand C-MAX). 

    Siguria per femijet

    Me ane te nje butoni ju aktivizoni mbylljen e sigurise per pasagjeret e rrjeshtit te dyte. Gjithashtu ky buton bllokon dhe uljen e xhamave te pasem. Mbyllja automatike ç'aktivizohet ne rastin e nje perplasjeje. (Siguria per Femijet nuk eshte standart ne C-MAX AMBIENTE) 

    Programi Elektronik i Stabilitetit (ESP) 
    ESP eshte sistemi kryesor i gjithe karakteristikave te sigurise aktive. Ky sistem monitoron progresin e automjetit dhe eshte gjithmone ne gatishmeri per te qene i efektshem ne rast nevoje. Nderkohe qe ky sistem nuk mund te anashkalohet, nje rregjim i ri ndihmon automjetin per te pasur terheqje perfekte ne siperfaqe te rreshqitshme si psh. ne debore.
    ESP perfshin gjithashtu sistemin TA per te eleminuar rrotulimin e tepert te gomes dhe garantuar terheqje optimale dhe qendrueshmeri.

     

    Sistemi per Detektimin e Gomave te Shfryra (Deflation Detection System DDS)

    Sistemi DDS perdor informacionin qe merr ne menyre te vazhdueshme nga secila gome, duke siguruar te dhena te sakta per tju lajmeruar perpara se nje gome e shfryre te behet problematike.

    Sistemi pasiv kunder Vjedhjes (PATS)

    Kur ju duhet te lini mjetin tuaj kudo, doni te jeni te sigurte. Ja pse ne kemi inkorporuar kaq shume karakteristika te sigurise:
    • bravat jane te sigurise se larte, kunder shperthimit dhe te mbrojtura me pjese te perforcuara
    • Imoboiliser çaktivizon motorrin derisa çelesi me kodin unik futet ne kroskot.
    • Sistem alarmi perimetrik (opsion)
    • Mbyllje qendrore dyer+xhama per modelet me kater xhama elektrik (standart ne Trend)

    Sediljet ISOFIX

    Te fiksuara ne tre pika rripat e sigurimit ne C-MAX dhe Grand C-MAX disponohen per çdo sedilje. Ne rrjeshtin e dyte mund te gjeni ISOFIX per sediljet e bebeve.

     

  • Mjedisi dhe ekonomia

    Lider per emetimin e CO2

    Teknologjia me e fundit e perdorur ne motorret Ford eshte projektuar per te dhene nje kombinim te performances me konsumin dhe emetimin e CO2. Perfitoni nga kursimi i karburantit pa kompromentuar performancen apo kenaqesine ne pilotim:
    • C-MAX me motorr 1.6 TDCi 95KF me emetim 119 g/km CO2
    • Grand C-MAX me motorr 1.6 TDCi 95KF me emetim 129 g/km CO2
    • C-MAX me motorr 1.6 TDCi 95KF Auto Start-Stop me emetim vetem 114g/km CO2
    • Grand C-MAX motorr 1.6 TDCi 95KF Auto Start-Stop me emetim vetem 124g/km CO2

    TÜV kunder alergjise

    Ne rast se nje pjesetar i familjes suaj vuan nga alergjia, ju duhet te dini se te gjithe materialet e perdorura per hapesiren e brendshme dhe filtri i polenit jane brenda normave te vendosura nga kompania gjermane 'TUV TOXPROOF Criteria Catalogue for Vehicle Interiors' dhe Umwelt GmbH per te hequr riskun e reagimeve alergjike. Ne qofte se xhamat jane te mbyllur, filtri i polenit mbron pasagjeret nga grimcat me te vogla te pluhurit qe mund te vijne nga jashte.

     

Bookmark & Share