Fiesta është e projektuar per t’ju mbajtur të lidhur

Teknologjitë e avancuara ju ndihmojnë të qëndroni të lidhur në mënyrë të sigurtë me rrugën dhe botën rreth jush, duke ju lënë të lirë për të shijuar çdo udhetim.


Ford SYNC ju mundëson që të qëndroni të lidhur me muzikën, familjen dhe miqtë përmes telefonit dhe sms-ve, ndërsa ju jeni në lëvizje.


Ndërkohë një punim i mrekullueshëm, me pamje bashkëkohore që është dizinjuar deri në detaje, ju lidh me funksionet e makinës që e bëjnë jetën më të lehtë, më të relaksuar, të rehatshme dhe të kënaqshme.

  • Komforti

    Ford SYNC.

    Ford SYNC direkt me komanda zanore ju lejon të kontrolloni muzikën, të merrni dhe të beni telefonata ne telefonin tuaj me një përdorim shumë të thjeshte. Për shembull, nëqoftëse është i shënuar kontakti në telefonin tuaj "Shtëpia", ateherë ju nevojitet vetëm të thoni: "Shtëpia" " dhe sistemi automatikisht do të telefonojë këtë numër. Ju mund të përdorni komanda zanore për të luajtur këngë nga USB ose MP3/IPOD ®. Sistemi madje lexon mesazhet që vijnë (sms) me zë. (Opsion me pagesë)

    Sistemi i Navigacionit

    Fiesta ofron një sistem të integruar SATNAV me një ekran 5 " me ngjyra dhe audio DAB. Kjo i përgjigjet në kohë reale shpejtësive të lejuara të rrugëve dhe gjendjes së trafikut, duke të dhënë informacione për kohën e përafërt të mbërritjes si dhe informacione të tjera të nevojshme. (Opsion me pagesë)

    MyKey®

    Kjo teknologji e re ju lejon të vendosur kufirin maksimal të shpejtësisë të lejuar si dhe të tërheq vëmendjen për të vendosur rripin e sigurimit dhe madje edhe të kontrollit te volumit të zërit të audios nëqoftëse doni. Projektuar për të qënë të qetë nëse e jepni hua Fiesta-n tuaj tek një shok apo anëtar i familjes, MyKey Ford ® është e lehtë për t'u përdorur. Vetëm të vendosni celësin në kuadër, ndizni makinën pastaj ndiqni udhëzimet e programit, kufizimet që ju dëshironi duke vendosur për këtë kodin sekret nëse nuk e përdorni makinën me një person tjetër: MyKey Ford ®. Mund të mbani të pakufizuar 'admin' kodin sekret nëse e përdorni makinën bashkë me një person tjetër (Standard në Trend & Titanium).

    Pastron xhamin e përparëm shpejt

    Ky opsion është i dizenjuar të pastrojë xhamin e përparëm shpejt edhe kur temperaturat janë nën zero. Me një të shtypur të butonit akulli shkrin në pak sekonda. (Opsion në Fiesta Trend, standard në Titanium)

    Drita e ambientit

    Nje dritë e kuqe e butë e bën më të kendshëm, të ngrohtë dhe me stil ambientin e brendshëm të makinën suaj. (Standard në Titanium)

    Vendoseni vet temperaturën e brendshme

    Me opsionin e Komendimit te Temperatures Automatike Elektronike ju vetem vendosni temperaturen e brendshme si te deshironi dhe sistemi do te mbaj nen kontroll ajrin e kondicionuar. (Opsion me pagese)

    Kontrolli i avancuar i komandave në kroskot

    Timoni multifunksion krijon mundesinë të kontrolloni shumë mirë sistemin e makinës pa levizur nga vendi i shoferit. Të gjitha funksionet janë qartësisht të pasqyruara në ekranin e konsolës qëndrore dhe komandohen nëpërmjet timonit multifunksional. (standard në Trend dhe Titanium)

    Ndezja e dritave të fenerëve automatikisht

    Fiesta ka opsionin e ndezjes të dritave të fenerëve automatikisht në kohën kur ato duhen, psh, nëse hyni në një tunel dritat hapen automatiksht dhe fiken sapo keni dalë nga tuneli, duke bërë drejtimin e makinës suaj më të sigurt. (Opsion me pagesë)

    Palosja e pasqyrave elektrike

    Parandalojnë një dëmtim të pasqyrave. Me opsionin e palosjes së pasqyrave të jashtme në momentin e mbylljes me pult, parandalohet dëmtimi i pasqyrave të jashtme dhe treguesit te integruar në të.
    (Opsion me pagesë)

    Ford Fiesta ju ndriçon rrugën deri tek dera e shtëpisë

    Kur ju arrini në shtëpi natën, dritat e fenerëve qëndrojnë hapur për 30 sekonda dhe ju shoqërojnë përgjatë rrugës për në shtëpi. (Ky opsion është standard në të gjithë versionet)

  • Teknologjia ne pilotim

    Pa çelës, pa probleme

    Sistemi Ford Keyless Entry ju mundëson të hapni dhe mbyllni automjetin tuaj pa qenë nevoja të përdorni çelës. Ideale kur i keni duart e zëna. (Opsion)

    Ndizeni vetëm me një prekje

    Fiesta automatikisht ndjen prezencën e çelësit te tij unik, dhe kur atë e keni ne xhep apo çantë. Kështu që mjafton të shtypni Butonin Ford Power Starter dhe motorri ndizet. (Opsion)

    Tingulli perfekt

    Sistemi opsional Sony radio/CD përfshin tetë bokse për një cilësi perfekte të tingujve. Ky sistem jo vetëm ju mundëson të degjoni muziken tuaj të preferuar gjatë udhëtimit, por gjithashtu shfaq informacion mbi kengën që po dëgjoni. Në varësi të versionit që zgjidhni, sistemi madje tregon edhe titujt kryesorë të lajmeve më të fundit. (Opsion)

    Ecje mbrapsht më lehtë më sigurtë

    Shtylla, biçikleta, mure të ulëta... Kamera e mbrapme ju tregon çfarëdo që keni pas jush nëpermjet ekranit në panelin qëndror. Nëpërmjet disa vijave virtuale, sistemi ju ndihmon të parkoni dhe në hapësirat më të ngushta. Kamera aktivizohet automatikisht kur ju zgjidhni marshin e ecjes mbrapsht.(Opsion)

    Sensorët që të heqin stresin e parkimit

    Dizenjuar për lehtësi në parkim, sensorët e parkimit (opsional) ju ndihmojnë të gjykoni mbi distancën midis automjetit tuaj dhe pengesave si përpara ashtu dhe mbrapa. Kur zbulojnë një pengesë, një tingull paralajmërues aktivizohet duke u intensifikuar sa më shumë t'i afroheni objektit. (Opsion)

    Manovrimi i lehtë në varësi të shpejtësisë

    Timoni Elektrik (Electric Power-Assisted Steering (EPAS) rregullohet automatikisht në varësi të shpejtësisë. Ndryshe nga tipet tradicionale të timonëve që operojne në mënyrë të vazhdueshme, EPAS-i ynë aktivizohet në rast nevoje, për të kursyer karburant.

    Rregullatori i shpejtësisë për udhëtime të gjata relaksuese

    Nëqoftëse jeni në autostradë, ju mund të caktoni shpejtësinë, duke përdorur komandat në timon. Sistemi më pas, mban shpejtësinë e caktuar në mënyrë që ju të mos mbani gjithë kohën këmben mbi pedalin e gazit. Për të ecur më shpejt apo me ngadalë, mjafton të përdorni të njëjtat butona. (Opsion)

Bookmark & Share