Motorr i fuqishëm dhe shumë ekonomik

Me eficencën e tij te lartë motorri 1.0 litër, 3 cilindra, udhëheq klasën e motorrëve të benzinës dhe të teknologjisë së harxhimit të ulët të karburantit. Ford Fiesta e re ofron harxhim shumë të ulët të karburantit pa asnjë cënim të fuqisë dhe performancës.

  • Motorret

    Merr më të mirën e motorrit Ecoboost

    Motorri revolucionar i ri 1.0 litër me 3-cilindra, benzinë EcoBoost ju jep ju të gjithë Fuqinë që ju prisni të merrni nga një motor i madh, por duke arritur konsum të ulët karburanti dhe emetim shumë të ulët të CO2, vetëm 99 g/km.

    Efiçenca e Motorrëve Diesel

    Motorrët ekonomik 1.5 TDCi me 75 KF, mbajnë konsumin e karburantit në nivelet shumë të ulta, 3.7 litra /100km dhe emetimin në 98g/km.

    Kambio automatike efiçente

    Motorrët e benzinës 1.6 litra TI-VCT vijnë me kambio automatike. Me përshtatje të kambios automatike dhe manuale, me 6 marsha, dopio freksion duke paraselektuar marshin tjeter për ju, kështu që ju nuk humbisni fuqi kur ju ndryshoni marshin.

    Kambio manuale 5-marshe

    Të dy motorrët, 1.25 Duratec benzinë dhe 1.0 litre EcoBoost janë me 5 marsha manual, të projektuar për tu përshtatur me tiparet e çdo motorri.

  • Ekonomia

    Me Auto-Start-Stop tashmë më pak konsum

    Kur Fiesta juaj ndalon në semafor ose në trafik të rënduar, kjo teknologji fik motorrin në mënyrë automatike, por pa fikur radion dhe Ford SYNC apo kondicionerin. Kur jeni gati për tu nisur thjesht shkelni pedalin e freksionit dhe fusni marshin a parë siç bëni zakonisht. Auto-Start-Stop është veçanërisht efikas në qytet ku konsumi nëpërmjet këtij sistemi ulët më shumë se 10%. (Standard në motorrin 1.0 EcoBoost)

    Një sistem inteligjent informues për një pilotim me efikas

    Sistemi më i ri Ford Eco Mode në mënyrë të vazhdueshme vlerëson efektin e mënyres suaj të pilotimit kundrejt konsumit të karburantit. Ky sistem analizon shpejtesinë e ecjes, ndërrimin e marshëve, frenimin si edhe udhëtimet e gjata apo të shkurtra që ju beni. Program i zgjuar që ju këshillon se si të keni një konsum të ulët. (Standart)

    Mënyra më efikase për të rikarikuar baterinë

    Ndryshe nga sistemet tradicionale, Smart Regenerative Charging karikon baterinë vetëm kur nevojitet, duke shmangur karikimin kur shtypim pedalin e gazit. Kjo ndihmon në uljen e konsumit të karburantit dhe emetimit të gazit. (Standard)

    Treguesi i ndërrimit te marsheve

    Një tregues në panelin e instrumentave ju tregon se kur mund të ndërroni marshin për të patur një konsum sa më të ulët. E thjeshtë por efikase, ju ndihmon të keni një udhëtim me më shumë emocion. (Standard)

Bookmark & Share