Teknologji e avancuar për rritjen e sigurisë

Modeli i ri Ford Fiesta ofron nivele të jashtëzakonshme të sigurise: realitet i çertifikuar nga Organizata Evropiane lider dhe e pavarur për sigurinë e automjeteve, Euro NCAP.

Ford Fiesta jo vetëm ka marrë maksimumin e yjeve (pesë) për sigurinë, por gjithashtu ka fituar dhe çmimin maksimal në kategorinë e Avancuar të vlerësimeve për tre nga teknologjitë e avancuara të saj, Active Park Assist, Ford MyKey dhe Ford SYNC me Emergency Assistance (Ndihma Emergjente).





  • Siguria e automjeteve

    Çmimet e Avancuara Euro NCAP për sigurinë tuaj

    Ford MyKey ka berë të vetin tashmë çmimin nga Euro NCAP në kategorinë e çmimeve për teknologjitë e Avancuara: maksimumi i dhënë nga Organizata Evropiane lider dhe e pavarur për Sigurinë e Automjeteve, Euro NCAP. Ky vleresim njeh pjesën e shmangieve, përplasjeve dhe teknologjive pas përplasjes që mundësohen në një automjet. Kjo është një masë e angazhimit Ford për sigurinë në të gjithë gamën tonë. Ne kemi marrë tashmë një total prej shtatë çmimesh të Avancuara Euro NCAP, të gjitha për risitë e dizejnuara për sigurinë tuaj.


    Ford SYNC me Emergency Assistance

    Një pjese sa e rëndesishme po aq e fortë e Ford në sigurinë e jetës suaj, pjesë e sistemit Ford SYNC është Emergency Assistance (Ndihma Urgjente). Në rastin e keq të një aksidenti ku airbag-u është hapur dhe pompa e karburantit është çaktivizuar, teknologjia më e fundit në makinë mundëson automatikisht për ju, një telefonate direkte me Shërbimin e Emergjencës. Zgjedhja ju takon ju të ndaloni thirrjen, ose të flisni direkt me operatorin në rast se keni nevoje. Ç'është më e rëndësishmja sistemi automatikisht jep informacion me rëndesi jetike në favorin tuaj siç janë koordinatat GPS. (Opsion)


    Për shmangien e goditjeve, Ford Fiesta frenon për ju.

    Aksidentet gjatë nisjes, ndalesës, lëvizjeve në trafik të rënduar, ndodhin shpesh. Për këtë arsye Active City Stop një teknologji e avancuar, është dizenjuar enkas për t'ju ardhur në ndihmë në shmangien e tyre. Në një shpejtësi më pak se 30km/h, sistemi detekton nëse makina para jush ndalon papritur duke ju mundësuar automatikisht frenimin.

    Si dëshmi e kesaj risie, Active City Stop ka marrë nga Euro NCAP çmimin e Teknologjive të Avancuara për sigurinë. (Opsion)

    Kontrolli Elektronik i Stabilitetit(ESC) ndihmon të ruani drejtimin, në çfarëdolloj kushtesh.

    Kontrolli Elektronik i Stabilitetit(ESC), në mënyrë të vazhdueshme monitoron ecurinë e automjetit tuaj, detekton nëqoftëse ju i largoheni trajektores ose filloni te rrëshqisni, duke rregulluar në mënyrë automatike pozicionimin tuaj në rrugë. Ky sistem është dizenjuar për të ndihmuar në mbajtjen e kontrollit të automjetit, gjithashtu në zvogelimin e distancës së frenimit në raste urgjente (Standard).

    Airbags për mbrojtjen tuajford

    Përveç airbag-eve të përparme të shoferit dhe pasagjerit, ofrohen airbag anësore për mbrojtjen e kraharorit si edhe airbag në formë perde për mbrotjen e kokës. Madje ofrohet dhe një airbag për mbrojtjen e gjunjëve të shoferit. Nëqoftëse dëshironi të çaktivizoni airbag-un e pasagjerit në sediljen e parë, për shembull në rastin kur keni vendosur një sedilje për femijë me pamje nga pjesa e mbrapme e makinës, thjesht me një lëvizje mund ta çaktivizoni atë. Për një kujtesë të frytshme, një sinjal me dritë në panelin e instrumentave, tregon statusin "off" (i çaktivizuar). (Standard)

    Paralajmërimi për rënien e presionit të gomave

    Nëqoftëse gjatë udhetimit njëra prej gomave humb presion, Sistemi Zbulues për rënien e Presionit (Deflation Detection System ), ju paralajmëron në mënyrë të menjëhershme duke ndezur automatikisht një ikonë me dritë, në panelin e instrumentave. (Opsion)

    Aktivizimi në fraksion sekondi i sistemeve të koordinuara të sigurisë

    Sistemi i avancuar Inteligjent i Mbrojtjes (Intelligent Protection System IPS) tek Fiesta koordinon një seri karakteristikash sigurie, duke ju dhënë ju dhe pasagjerëve tuaj maksimumin e mbrojtjes. Gjithashtu modeli Fiesta është i pajisur me një qelizë të fortë mbrojtëse e cila amortizon përplasjen, teknologji në sedilje dhe rripa sigurimi, për të ulur shanset e një fatkeqësie në rastin e në aksidenti. (Standard)

    Sisteme të avancuara për një frenim më të mirë

    Sistemi i Frenimit Antibllokazh (ABS) dhe Shpërndarja Elektronike e Forcës së Frenimit në secilen gomë (EBD), siguron një frenim akoma me shumë të kontrolluar. Asistenca e Frenimit Urgjent (EBA) ndihmon modelin Fiesta të ketë një frenim më efiçent në rast emergjence. Ky sistem e arrin këtë me anë të njv sensori i cili mat forcën që ju keni ushtruar mbi pedalin e frenave, duke e rritur atë automatikisht në rast nevoje. (Standard)

    Pasqyra e brendshme që s'ju verbon

    Udhëtimi natën do të ishte më i lehtë për ju, nëqoftëse dritat e automjeteve mbrapa jush, s'do t'ju verbonin. Kjo është arsyeja për të cilën pasqyra e brendshme me vetë-errësim, automatikisht zbulon shkëlqimin verbues të fenerëve të mjetit pas jush duke kaluar automatikisht ne vetë-errësim. (Pakete Opsionesh)

    Fenerë me ndriçues për udhëtim të sigurt natën

    Dritat e Përparme Halogjene prodhojnë nje drite më të fortë dhe me intensive, në mënyrë që shikimi juaj të jetë më i qartë dhe më i sigurt. (Standard)


Bookmark & Share