Ndjehuni komod, të relaksuar duke pasur çdo gjë në kontroll

Në momentin e parë që do të pilotoni një Ford Focus, do të ndiheni në mënyre të menjëhershme të lidhur me të.
 
Ergonomia e dizajnit të kabinës, mundëson kontroll të plotë të të gjithë komandave vetëm me një dorë. Sediljet e drejtuesit dhe pasagjerit janë plotësisht të rregullueshme për të shtuar komoditetin. Ndërkohë që në disa modele ju mund të ndryshoni dhe ngjyrën e ndriçimit të brendshëm.
 
Ekzistojne të gjitha mënyrat për të bërë pilotimin më të thjeshtë, të kënaqshëm dhe më të sigurt, veçori si rrjedhim i një risie në dizenjim.
  • Teknologjia në pilotim

    Sistemet e audios dhe komunikimit

    Ford SYNC me AppLink* mundëson luajtjen e muzikës, kryerjen dhe marrjen e telefonatave pa përdorur duart dhe madje kontrollin e aplikacioneve në celularin inteligjent - të gjitha me komanda të thjeshta zanore. Dhe veçoria e ndihmës së emergjencës e Ford-it* është projektuar për të ndihmuar pasagjerët të bëjnë një telefonatë emergjente dhe për t'u dhënë shërbimeve të emergjencës informacion mbi vendododhjen e automjetit në gjuhën e tyre. (Opsion)*Kërkohet celular i përputhshëm.

    Mund ta shpëtoni listën e aplikacioneve të përputhshme me AppLink në faqen rajonale të internetit të Ford-it ose nëpërmjet katalogut Ford App që disponohet në dyqanet iOS dhe Android. SYNC AppLink dhe ndihma e emergjencës nuk mbështeten nga të gjitha gjuhët evropiane. 

    Ndihma aktive e parkimit ju ndihmon të gjeni hapësirën

    Ndihma aktive e parkimit mund t'ju orientojë në hapësira parkimi paralele ose pingule vetëm 20% më të gjata ose më të gjera se makina. Thjesht shtypni butonin dhe sensorët e këtij sistemi novator lokalizojnë një hapësirë të përshtatshme ndërkohë që drejtoni automjetin. Më pas, ai ju orienton automatikisht në pozicion, ndërsa ju thjesht përdorni pedalin e gazit, frenat dhe marshet (duke ndjekur udhëzimet në ekran dhe sinjalet akustike).

    Ndërruesi i marshit

    I disponueshëm në të gjitha makinat me marshe automatike, një ndërrues i vendosur në dy anët e kolonës së timonit ju mundëson zgjedhjen e marsheve me një lëvizje gishti.

     

    Ford PowerShift 

    Transmisioni automatik me 6 marshe Ford PowerShift zgjedh me zgjuarsi marshin tjetër të përshtatshëm në momentin e duhur, duke ofruar ndërrime të marsheve me shpejtësinë e rrufesë, pa shkëputje të rrjedhshmërisë së fuqisë.

    Frenimi aktiv

    Frenimi aktiv përdor sensorë për të monitoruar rrugën përpara. Nëse dikton një përplasje të mundshme në shpejtësi të madhe, ai dërgon një mesazh paralajmërimi në panelin e instrumenteve. Nëse nuk reagoni, sistemi i përdor frenat automatikisht. Në shpejtësi më të ulëta, kur distancat e ndalimit janë zakonisht më të shkurtra, 
    Ndalimi i aktivizuar në qytet përdoret për të monitoruar rrugën përpara. Nëse sistemi dikton një përplasje të mundshme, frenat përdoren automatikisht për të ndihmuar në shmangien ose minimizimin e goditjes.

     

     

     

    Paralajmëruesi i distancës

    Një radar i fshehur mbrapa grilës përcakton distancën dhe kohën larg automjetit përpara. Një seri paralajmëruesish me ngjyra paraqesin kohën larg automjetit përpara.

    Sistemi i informimit për pikat e vdekura të shikimit

    Nëse një automjet tjetër - makinë, furgon ose kamion - futet në pikat e vdekura të shikimit, sistemi ju njofton me një llambë të vogël paralajmëruese të integruar në pasqyrën e derës së shoferit dhe të pasagjerit.

    Kjo ju ndihmon të mbani një distancë të sigurt

    Për t'ju ndihmuar që të shihni më shumë dhe të jeni më i dukshëm për shoferët e tjerë, Ford Focus kombinon dritat përshtatëse biksenon, të cilat janë dy herë më të fuqishme se dritat e zakonshme, me teknologjinë më të re me kamerë dhe dritat LED për ditën.

    Paralajmëruesi i shoferit

    Projektuar për t'ju informuar në rast se sistemi zbulon sjellje drejtimi që tregon rënie të niveleve të gatishmërisë. Fillimisht shfaqet një ikonë paralajmërimi në panelin e instrumenteve, e cila ju kërkon të bëni një pushim. Nëse gatishmëria në drejtim reduktohet më shumë, mesazhi përsëritet dhe kombinohet me një tingull.

    Njohja e shenjave të qarkullimit

    Kamera e përmarme është projektuar për të lexuar automatikisht formatin standard të shenjave të qarkullimit dhe shpejtësisë rrugore dhe për t'i shfaqur ato në panelin e instrumenteve. Ajo funkisonon si rikrijues për kufizimet aktuale në rrugë, të vendosura në ura. Nëse ka dy kufizime shpejtësie të vlefshme - si p.sh. kufizime për mot të thatë dhe të lagësht - të dyja këto shfaqen në panelin e instrumenteve.

     

    Kontrolli përshtatës i drejtimit
    Ndërthur kontrollin e drejtimit me kontrollin e distancës. Thjesht caktoni shpejtësinë dhe distancën e dëshiruar nga automjeti përpara dhe kontrolli përshtatës i drejtimit do ta mbajë automatikisht distancën e caktuar nëse kushtet e trafikut nuk mundësojnë udhëtimin në shpejtësinë e dëshiruar të drejtimit.

     

     

     

     

     

     

  • Rehati dhe komoditet

    Timon, 3-shkallësh me zbukurime lëkure

    Çdo buton dhe pajisje është i dobishëm.Për rehati edhe më të madhe - pse nuk urdhëroni një rrotë drejtuese  të ri e nxehtë, në dispozicion si një opsion?

    Hapësira të reja për ruajtjen pajisjet tuaj

    -Konsolë qëndrore me mbështetëse krahu për shoferin hapësirë magazinimi, vend për CD dhe pikë furnizimi me energji 12 volt

    -Hapësire e sigurtë për sendet tuaja 

    Pa kyç do të thotë pa probleme

    Sistem Ford KeyFree ju lejon të bllokoni dhe zhbllokoni makinën tuaj pa marrë çelësin nga xhepi apo çanta - duke e bërë atë ideale kur duart tuaja janë të  zëna(Opsion shtesë)

    Funksioni MyKey®

    Kjo veçori novatore ju mundëson rregullimin dhe kufizimin e cilësive të makinës - si shpejtësia dhe volumi maksimal i audios - që t'u përshtaten përdoruesve të veçantë.

    Veçori inteligjente që kursejnë kohë dhe probleme

    Mbushje pa kapak me Ford Easy-Fuel. Nuk do të prekni më kapakë të ndotur me karburant. Përveç kësaj, Ford Easy-Fuel me mbrojtjen e tij unike ju garanton që askush të mos hedhë karburantin e gabuar.

    Largim i avullit në sekonda

    Xham me ngrohje "Quickclear" Shtypni një buton dhe elementi ngrohës i integruar në xhamin e përparmë e pastron atë në pak sekonda. Gjithashtu, ai shkrin akullin në xham, duke shmangur nevojën e përdorimit të pastruesve të akullit.


     

     

     

Bookmark & Share