ECOnetic dhe Electric.I projektuar për kursim.

Ford Focus ECOnetic i ri kombinon kosto të ulëta përdorimi me dinamikat e shkëlqyera të drejtimit, për të cilat Focus shquhet. Duke ofruar kursim të jashtëzakonshëm, motori me naftë ECOnetic TDCi do të ofrohet nga pranvera e vitit 2015.

 

Ford Focus Electric ofron nivele të jashtëzakonshme fuqie dhe efikasiteti. Duke ofruar performancë të shtruar dhe të qetë , automjeti 100% elektrik prodhon zero emetime të CO2 me të gjithë kënaqësinë e udhëtimit që prisni nga një Focus. Për më shumë detaje, lutemi të shihni broshurën 

tonë të veçantë të Focus Electric.

  • Fuqia

    Ford Fokus-i i ri është mundësuar nga një gamë të motorëve të avancuar, të cilat kanë kapacitete të ndryshme të prodhimit të energjisë.

    Motorët

    Benzinë: 1.0 EcoBoost 100 PS (74 kW), 
    1.6 Ti-VCT 85/105 (63/77)
    Naftë: 1.5 Duratorq TDCi 95 PS (70 kW), 
    1.6 Duratorq TDCi 95 PS (70 kW) 

     

  • Qëndrueshmëria
    Eksperienca në pilotim tashmë është më e mirë se kurrë. Zhvillimi gjithëpërfshirës dhe përmiresimi i vazhdueshëm kanë sjellë si rezultat kontroll më të mirëqëndrueshmëri kur merrni kthesën apo frenoni. Më poshte do të gjeni arsyet pse.

    Kontroll maksimal

    Kontrolli i Rrotullimit Vektorial(Torque Vectoring Control) reagon mbi siperfaqen e rrugës 100 herë në sekondë (33 herë më shpejtë se një hapje-mbyllje sysh). Duke përdorur këte informacion, në mënyre shumë të shpejtë ai balancon fuqinë dhe frenimin e përftuar në secilën nga gomat e përparme. Kjo maksimizon qëndrueshmërinë dhe fërkimin gjatë kthesave dhe valëzimeve mbi rrugë. Kontrolli i Rrotullimit Vektorial është teknologjia më e re e cila vjen si standart në të gjithë modelet Focus.

    Riakordim i amortizatorëve të pasëm për një pilotim më të mirë

    Ford Focus disponon një sistem të ripërpunuar të amortizatorëve të pasëm, duke sjellë ecje më të mirë, të përgjigjet më mirë duke pasur një reagim perfekt prej rrugës, për të bëre pilotimin më të qetë.

     

  • Ekonomia
    Krahas gjithë gamës së motorrëve, Ford Focus ka një numër të madhë karakteristikash inteligjente dhe teknologjish inovative të cilat e bëjne këte model më ekonomik për udhetim.

    10% reduktim në konsumin e karburantit

    Kur Ford Focus qëndron pa lëvizur, Auto-Start-Stop fik automatikisht motorin për të kursyer karburantin. Kur dëshironi të niseni, motori rindizet menjëherë. Sistemi mund ta zvogëlojë konsumin e karburantit deri në 5% në kushte të alternuara drejtimi dhe 10% në ambient urban.

    Mënyra me ekonomike për të rikarikuar baterinë

    Ndryshe nga sistemet tradicionale, Smart Regenerative Charging(Karikimi Inteligjent Rigjenerues) karikon baterinë vetëm kur duhet. Për shembull, gjatë frenimit, teknologjia e kthen forcën e ushtruar në energji elektrike, për të ndihmuar rikarikimin e baterisë gjatë udhëtimit. Kjo ndihmon në kursimin e karburantit dhe reduktimin e emëtimit të gazrave.

    6% më shumë aerodinamik

    Fletë aktive të grilave

    Montuar në hapësirën e grilës para radiatorit, fleta aktive e grilave të Ford-it përmban fletë të motorizuara horizontale që mund të rrotullohen në 90 gradë për të bllokuar qarkullimin e ajrit dhe kur mbyllen tërësisht, mund të zvogëlojnë rezistencën aerodinamike deri në gjashtë përqind.

    Treguesi i ndërrimit të marsheve

    Një sinjal me dritë në panelin e instrumentave ju sygjeron të ndërroni marshet për të pasur efiçencë të plotë. Është diçka e thjeshtë që ndihmon për të pasur një udhetim sa më ekonomik.

    Sistem inteligjent për një pilotim efiçent

    Risia e sistemit Ford Eco Mode në mënyre të vazhdueshme vlerëson ndikimin që ka mënyra juaj e pilotimit në konsumin e karburantit duke përfshirë: shpejtësinë, ndërrimin e marsheve, frenimin dhe proporcionin e udhëtimeve të gjata dhe të shkurtra. Program inteligjent i cili ju këshillon se si të keni konsum të ulët në varësi të stilit tuaj unik në pilotim.



     

Bookmark & Share