Çmimi për teknologjinë

Fokus është dizenjuar për të qenë një nga automjetet më të sigurta në dispozicion. Ky model ishte i pari që fitoi dy çmime prestigjoze nga Euro NCAP, për Ford Active City Stop dhe Lane Keeping Aid(ndihma për mbajtjen e korsisë).

 

Gjithashtu ka përvetesuar 5 yje gjatë testeve të perplasjes të organizatës EURO NCAP, pra maksimumin e mundshem.

  • Siguria e automjeteve

    Sistemet e koordinuara të sigurisë që aktivizohen në të qindën e sekondit

    Ford Focus është i pajisur me Sistemin Inteligjent te Mbrojtjes(Intelligent Protection System (IPS), i cili koordinon numrin e madhë të sistemeve të sigurisë në mbrojtjen tuaj dhe të pasagjerëve.

    Mbani kontrollin në çfarëdo lloj kushtesh

    Electronic Stability Programme (ESP) në mënyrë konstante monitoron progresin e automjetit tuaj. Ky sistem ndjen çdo devijim nga rruga, siç mund të jetë rrëshqitja duke rregulluar në mënyre automatike pozicionin e automjetit tuaj në rrugë për të pasur kontroll të plotë mbi të.

    Sisteme të avancuara për të kontrolluar më shumë frenimin

    Sistemi Anti Bllokues i Frenimit(Anti-lock braking system (ABS) dhe shpërndarja elektronike e forcës së frenimit(electronic brake-force distribution (EBD) kombinohen për të siguruar një frenim sa më të kontrolluar.

    Më shumë fuqi për frenim emergjent

    Emergency Brake Assist (EBA) ndihmon Focus-in të ketë maksimumin e efiçencës në frenim në një situate urgjente. Sistemi ndjen presionin tuaj mbi pedalin e frenave duke e rritur atë automatikisht në rast nevoje.

    Ford Fokus frenon për ju 

    Risia e Active City Stop ju ndihmon të shmangni përplasjet gjatë ecjes në qytet më shpejtësi të uleta prej 30km\h. Ne rast se sistemi zbulon se një automjet para jush frenon në menyre të papritur, automatikisht kryen frenimin për ju. Fitues i Çmimit te Avancuar për sigurine nga EURO NCAP.

    Intesitet të lartë drite, konsum  të ulët energjie

    Për t'ju ndihmuar të shihni mirë rrugën dhe të viheni re nga të tjerët fenerët opsional Bi-Ksenon, përftojnë më shumë dritë se ata standartë halogjen duke përdorur më pak energji.

    Pozicionimi automatik i lartësisë

    Një ndihmë për udhëtimin natën Auto High Beam përkohesisht ul lartësine e dritave të fenerëve të përparme për të mos verbuar drejtuesit e automjeteve që ju vijnë përballë dhe kthen lartesinë e mëparshme sapo ato kalojnë. 
    Pasqyra e brendshme që vetë errësohet

    Gjatë natës do të udhetoni më të sigurte në rast se nuk verboheni nga dritat e automjeteve prapa jush. Këte e mundeson pasqyra e brendshme me vetë err
    ësim e cila errësohet duke mos lejuar pasqyrimin e dritave në sytë tuaj.

    Paralajmerimi për një gomë të shfryrë

    I projektuar për t'ju paralajmëruar nëpërmjet një sinjali në panelin e instrumentave nëse ndonjëra nga gomat është duke humbur presion ky sistem (Deflation Detection System) ju mundëson një ndalim të sigurtë.

     

     

Bookmark & Share