Nje tip me i sofistikuar eksitimi

Fale karakteristikave te teknologjise me te fundit, permiresimeve ne performance. modeli i ri Focus ST perfton emocione ne varesi te kerkeses suaj. Por ky model eshte sa e sofistikuar aq edhe e gjalle. Teknologjia e avancuar ju mban te lidhur me boten jashte dhe e ben pilotimin e perditshem komod dhe te rafinuar.

 

 

Teknologjia SYNC

 

Mund te qendroni te azhornuar nepermjet daunlodimit per permiresimet e SYNC ne çfaredo kohe. Per shembull, Emergency Assistance do ta disponojme se shpejti. Ne rastin me te keq te nje aksidenti, kjo teknologji ne varesi te hapjes se airbageve, mund te perdore celularin tuaj per te lajmeruar asistencen urgjente per ju. 'Emergency Assistance' fitoi çmimin 'Risia me e Mire ne Telefonine Celulare per Transportin Automobilistik dhe Sherbime Publike' ne eventin e shperndarjeve te Çmimeve Boterore te Telefonise Celulare.

 

 

Shijoni muzikalitetin e performances se motorrit

Nga pozicioni juaj ne sediljen e drejtuesit, ju mund te shijoni plotesisht zhurmen dritheruese te motorrit te ST. Kjo sepse eshte i pajisur me nje sistem te veçante ne menyre qe ju brenda kabines te degjoni zhurmen e motorrit kur shkelni ne maksimum pedalin e gazit. Niveli i zhurmes eshte i kontrolluar ne menyre qe ju ta degjoni vetem kur pershpejtoni.  

Timoni i ri per pozicionim perfekt te duarve

Kur merrni nje kthese te forte, timoni i vogel sporitv i Focus ST shmang mundesine e kryqezimit te duarve. Kjo sepse ne momentin qe ju ktheni timonin me shume se 10º nga qendra, gomat e makines kthehen ne nje kend akoma me progresiv. Ju mund te mbani duart ne pozicion perfekt edhe kur merrni nje kthese te forte. Per te pasur nje preçizion akoma me te madh, rrotullimi i plote i timonit eshte reduktuar nga 2.5 ne 1.8.

Manometra eksra per te pare performancen e motorrit

Focus ST disponon nje monitor me tre manometra ekstra ne pjesen siperme te panelit te instrumentave. Kjo mundeson monitorim me preçiz te motorrit duke shfaqur performancen e Turbos ne me shume se 1.8 Bar, temperaturen e vajit dhe presionin e tij.


Ford SYNC. Teknologjia e avancuar pa perdorimin e duarve

Me ford SYNC me kontroll te zerit, ju keni kontroll te plote te muzikes, te telefonatave hyrese dhe dalese duke perdorur thjesht zerin tuaj. SYNC gjithashtu mund te lexoje me ze te larte sms e derguara ne celularin tuaj, çka do te thote qe e gjithe vemendja juaj shkon per rrugen.

SYNC per njohjen e kengeve dhe listat e tyre

Po aq mire sa mundesia qe ju jep te luani kenge nga USB apo pajisja MP3, ose akoma me shume, te degjoni muzike nepermjet lidhjes se bluetooth te celularit tuaj me makinen, kjo teknologji e avancuar e sistemit SYNC mund te emertoje kengen apo kengetarin qe po degjoni ne radio. Gjithashtu ky sistem mund te seleksionoje nje liste kengesh te njejta me zhanerin qe ju po degjoni.

Nje model me i sigurte i Cruise Control

Ashtu si Cruise Control,  Adaptive Cruise Control (ACC) ju mundeson te zgjidhni dhe te mbani shpejtesine e deshiruar (30 - 180 km/h**). E veçanta e ACC qendron ne ngadalesimin e automjetit tuaj kur detekton nje automjet me te ngadalte perpara jush ne menyre qe te ruani distancen e sigurise. Sapo rruga te jete e lire makina do te riktheje ne menyre automatike shpejtesine e meparshme. ACC sjell edhe sistemin  Forward Alert, nje sistem monitorues i cili ju lajmeron ne rast se ju afroheni shume me mjetin perpara jush.  Forward Alert se fundmi ka fituar Çmim te Avancuar nga Euro NCAP, per teknologjine e sigurise ne automjete. 

 

Bookmark & Share