Kontroll i plote, ne çfaredo lloj kushtesh

Modeli i ri Kuga eshte i pajisur plot teknologji inteligjente per te bere udhetimin sa me te lehte dhe te kenaqshem si ne qytet dhe ne rruge te keqija. Gjithashtu nje game e gjere karakteristikash inovatore jane dizenjuar per t'ju pershtatur stilit dhe komoditetit tuaj. Kabina luksoze dhe plot hapesire ju mundeson hapesira te mjaftueshme dhe fleksibel magazinimi. 

 

  • Teknologjia ne ecje

    Ndryshimi i terrenit

    Sistemi Inteligjent i te Gjithe Rrotave Aktive (AWD) reagon ne moment dhe pershtatet me terrenin qe ndryshon. Ai çon rrotullim te veçante ne çdo gome qe ka nevoje per me shume terheqje. Meqenese sistemi funksionon ne varesi te nevojave, ai aktivizohet kur duhet, çka sjell kursim te karburantit. 
    Ne qofte se doni te shikoni se si performojne gomat pergjate udhetimit, informacioni mbi ekran per AWD ju tregon ne menyre te vazhdueshme, se sa fuqi çohet ne secilen gome.

    Hapesire e ngushte parkimi? Lereni Kuga-n te parkoje vete

    Active Park Assist funksionon ne hapesira me pak se nje meter me gjata se Kuga juaj. Majf te shtypni nje buton dge sensoret e ketij sistemi inovator do te llogarisin ne rast se ka hapesire te mjaftueshme per te kryer kete manover. Timoni rrotullohet vete nderkohe qe ju kontrolloni gazin,marshet dhe frenat duke ndjekur instruksionet e shfaqura ne ekran dhe sinjalet audio.(opsion)

    Emergency Assistance

    Ju mund te qendroni azhornuar duke shkarkuar permiresimet ne çdo moment ato jane te disponueshme. Per shembull, Asistenca Urgjente vjen se shpejti: nje veçori e cila automatikisht perdor celularin tuaj per te telefonuar Sherbimet Urgjente, ne qofte se ai zbulon se ju keni pesuar aksident. Asistenca Urgjente ka marre çmimin e pare per 'Risine e Telefonise per Transportin Automobilistik, ose Sherbime ne Çmimet Boterore te Telefonise per vitin 2012'. Veç kesaj, AppLink, i cili ju mundeson lehtesisht aksesin dhe kontrollin e aplikacioneve tek Android, Blackberry dhe iPhone duke perdorur komandant zanore, eshte thuajse gati per promovim.. (Standard ne Titanium, Opsion ne Trend)

    Navigatori 

    Ford Kuga disponon nje sistem navigimi satelitar te integruar i cili pergjigjet ne kohe reale per trafikun dhe kushtet e tij per te pasur nje informacion te sakte per udhetimin dhe kohen e mberritjes. Ky sistem perfshin nje ekran 5" me rezolucion te larte multifunksional dhe gjashte bokse cilesore. (opsion)

    Nje tip me i sigurte i kontrollit te drejtimit

    Ashtu si kontrolli i drejtimit normal,  Adaptive Cruise Control (ACC)* ju mundeson te zgjidhni dhe te mbani shpejtesine e deshiruar(nga 30 deri 180km/h). Ajo qe e ben kete sistem te veçante eshte fakti se ne momentin qe ky sistem zbulon se keni nje mjet para jush, ai ul shpejtesine ne menyre automatike per te ruajtur distancen e sigurise. Sapo rruga eshte e lire sistemi rikthen shpejtesine e meparshme te caktuar nga ju.
    ACC perfshin gjithashtu edhe Forward Alert, i cili eshte nje sistem paralajmerues ne rast se i afroheni shume mjetit para jush. 
    Fitues i çmimit per teknologjite e avancuara ne Euro NCAP.(opsion) 

    Ford SYNC. Teknologjia e avancuar

    Ford SYNC me kontroll te zerit lexon SMS tuaja, ju lejon te kontrolloni muziken, te merrni apo beni telefonata duke perdorur thjesht komanda vokale, çka nenkupton kontroll dhe vemendje te plote te rruges.

     

  • Komoditeti

    Tavani i xhamit panoramik per nje ndjesi me shume

    Opsioni i tavanit te xhamit panoramik tek Ford Kuga lejon driten natyrale brenda kabines dhe mundeson hapjen e tij per nje pamje spektakulare te qiellit. Xhami special reflekton rrezet e diellit per t'ju mundesuar nje ambient komod te kabines. Ju mund te perdorni dhe grilat e integruara per te ndaluar driten e tavanit te xhamit.(opsion)

    Vendosni temperatura te ndryshme per ju dhe pasagjerin tuaj.

    Pasagjeri juaj e pelqen, kurse ju e preferoni me te fresket. Zgjidhja?
    Ajer i Kondicionuar me Kontroll Automatik Elektronik te Temperatures me Zone te Dyfishte (DEATC). Ky opsion ju mundeson te vendosni temperatura te ndryshme deri ne 4°C ndermjet jush dhe pasagjerit. (standart ne Titanium,opsion ne Trend)

     

  • Lehtesite

    Hapni dhe mbyllni bagazhin dhe kur i keni te dy duart e zena

    Hapja e bagazhit pa duar eshte realisht nje ndihmese kur duart i keni te zena. Mjaft te kryeni nje levizje te kembes poshte mbrapakolpit. Sistemi perdor dy sensore nen mbrapakolp te cilet zbulojne momentin kur kemba juaj prish fushen elektrike te tyre. Nje sinjal i çohet sistemit te Kuga-s i cili mundeson hapjen, ose mbylljen e bagazhit. Sistemi punon vetem ne qofte se keni me vete çelesin e makines qe disponohet me sistemin KeyFree. (opsion) 

    Lehtesia hyrese dhe ndezja pa çeles

    Sistemi i Ford KeyFree ju lejon te hapni apo mbyllni Kuga-n, pa qene nevoja te nxirrni çelesin nga xhepi ose çanta. Thjesht kur te jeni brenda Kuga-s shtypni butonin Ford Power Starter duke mbajtur shkelur pedalin e freksionit (ose te frenave ne kambion automatike) dhe motorri ndizet menjehere. (opsion)

    Fshireset qe ndizen ne varesi te rreshjeve

    Fshireset e xhamave me sensore reagojne sapo ndjejne lageshtine ne xham duke rregulluar shpejtesine ne varesi te intesitetit te rreshjeve. Mund te zgjidhni deri ne gjashte nivele ndjeshmerie. Standart ne Titanium, opsion ne Trend)

    Pasqyrat e jashtme elektrike

    Per te shmangur demtimet, pasqyrat e jashtme palosen automatikisht ne menyre elektrike. (opsion)

    Xhami i perparme me ngrohje i jep fund gervishtjeve

    Mjafton te shtypni nje buton dhe elementet ngrohes shume shpejt shkrijne akullin ose deboren, pa qene nevoja ta beni ju.(standart) 

    Mbushje pa kapak me Ford Easy-Fuel

    Kjo e ben te pamundur ngaterrimin e furnizimit me karburant, sepse pompa e gabuar nuk hyn ne hapesiren e furnizimit. (Standart)

    Sony audio system dhe porta per USB 

    Shijoni cilesine e jashtezakonshme te zerit me sistemin dixhital audio Sony. I pershtashem per MP3 me kontroll te zerit ne distance, dalje AUX dhe porte USB me funksion dhe iPod. Sistemi perfshin Bluetooth® per te pasur kontroll te plote mbi pajisjet e lartpermenduara. (opsion)

    Me shume hapesire per sendet tuaja

    Bagazhi tek Kuga eshte tashme me i madh, ne menyre qe ju te fusni çdo gje qe ju duhet per nje fundjave sportive, nje dite pushimi me familjen. Ka nje mori vendesh per vendosjen e sendeve qe nga ato me te medhate deri tek ato me permasa te vogla, siç mund te jene syzet, çelesat apo telefoni.(standart) 

    Feneret qe ndizen vete

    Kuga eshte i pajisur me sensore te cilet analizojne intesitetin e drites per te ndezur apo fikur ne menyre automatike feneret, gje qe e ben me te sigurte udhetimin tuaj. Fshireset e xhamit vijne si opsion se bashku me fshireset e xhamit automatike. (opsion)

     

Bookmark & Share