Dizajni i brendshëm

Perpikmeria e ridizenjimit te pjeses se brendshme karakterizohet nga nje panel qendror me lakueshmeri te kendshme dhe materiale shume cilesore, perfshire ketu dhe veshjet e zgjedhuara prej stofi. Ndertuar me nje cilesi superiore per te krijuar nje veshje te brendshme elegante e cila ndriçohet nga teknologjia LED per te dhene nje ambient te brendshem bashkekohor(standart ne Titanium S). Per t'i dhene nje ndjesi akoma me te çmuar, mund te permiresoni statusin e sistemeve audio dhe te navigimit.

  • Dizajni i brendshëm

    Ju jep kënaqësi të tillë sa do të donit që udhëtimi të zgjaste më shumë.


    Materialet e thithjes së zërit krijojnë një atmosferë qetësie, një vend harmonie dhe kontrolli. Dritat shpërndahen përmes çatisë panoramike për të rritur ndjesinë e hapësirës dhe theksojnë detajet elegante në Chrome.

    Karakteristikat e papritura përfshijnë një funksion masazhimi për sediljen e shoferit për të gjallëruar muskujt e lodhur. Në Mondeo Titanium, hyrja dhe dalja nga brendësia elegante lehtësohet nga kolona elektrike opsionale e timonit që zhvendoset për të krijuar hapësirë shtesë. E lidhur me funksionin e sediljes me memorie, ajo kthehet gjithmonë në pozicionin tuaj ideal të drejtimit.

    ford

    Standarte të brendëshme

    ford

    Ndihma aktive për parkim në sistemin e Mondeo-s

    SYNC 2 me ekran me prekje ford
  • Instrumentat dhe kontrolli

    Komandat ne Timon dhe Ford Convers+

    Kjo qender e komandave dixhitale vjen si standart ne te gjithe modelet Mondeo, tashme e permiresuar per te pasur lehtesisht kontroll total te shumices se sistemeve te mjetit. Ju mund te zgjidhni nga komandat standart dhe Ford Converse+ me grafika te permiresuara. Convers+ eshte standart ne Titanium S.


    Keto sisteme operojne nepermjet dy butonave te vendosur ne timon. Butoni majtas sherben per te kontrolluar sistemet audio si iPod®, MP3 player, CD player, USB, ndersa ai djathtas per kompjuterin e udhetimit dhe veçorite e mjetit. Me Ford Convers+ ju mund te kontrolloni me ane te butonit djathats, iPod®, MP3 player, CD player, ose USB.

    Bluetooth®* me Voice Kontroll te Zerit

    Ju mund te kryeni telefonata ndersa jeni duke udhetuar, pa qene nevoja te perdorni duart nepermjet lidhjes se celularit tuaj me Bluetooth® duke perdorur teknologjne Voice Control. Gjithashtu nepermjet Voice Control, mund te kontrolloni navigatorin dhe kondicionerin. Bluetooth® eshte standart ne Trend Business dhe Titanium Plus.

    Kontrolli i Pershtatur i Drejtimit (ACC) me Paralajmerim te Perkohshem (FA)

    Me ACC ju mund te mbani ne menyre automatike distancen e zgjedhur nga mjeti perpara jush. Ne rast se mjeti perpara ngadaleson, ju ngadalesoni. Sapo rruga te jete e lire ju riktheheni automatikisht ne shpejtesine e vendosur. Nderkohe, FA monitoron distancen e sigurise duke ju paralajmeruar me ane te nje sinjali spiun ne kroskot dhe nje sinjali audio. Mundesohet si pjese e Kontrollit te Pershtatur te Drejtimit (ACC) (opsion ne Titanium Plus).

    Kontroll Automatik Elektronik te Temperatures me Zone te Dyfishte (DEATC)

    Si i behet ne qofte se ju keni, vape kurse pasagjeri jo? Ju dhe pasagjeri perpara mund te vendosni temperatura te ndryshme me 4°C nga njeri-tjetri. Standart ne Trend dhe Titanium Plus.

    Sistemi i navigimit te celularit

    Ndizni Bluetooth® e smartphone dhe shkoni tek navigatori. Thjesht vendosni adresen dhe telefoni do t'ja percjelle detajet sistemit audio te makines. (mundesohet ne rastin e sistemit audio Sony)

    MP3 dhe lidhja USB

    Me Mondeo, nje dalje AUX mundesohet si standart, ne menyre qe ju te lidhni pajisjen MP3. Mund te perdorni porten e USB per te lidhur nje pajisje MP3 dhe mund te kontrolloni muziken me Komandat Vokale nepermjet Bluetooth®.

    Paralajmerimi per daljen nga korsia

    Tre dridhje te shkurtra dergohen ne timon, nderkohe qe shfaqet dhe nje paralajmerim vizual ne panelin e instrumentave (opsion si pjese e paketes se ndihmes per shoferin ne Titanium Plus)

    Dritat e gjata automatike

    Ndryshon feneret nga drita te gjata ne te shkurtra sapo evidenton afrim te trafikut ose ndriçim te mjaftueshem te rruges. Kur rruga eshte e lire, sistemi automatiksht ndez dritat e gjata (opsion si pjese e paketes se ndihmes per shoferin ne Titanium Plus)

    Paralajmeruesi i shoferit

    Perdor nje kamere per rrugen per te vleresuar vigjilencen e drejtuesit dhe i paraqet ato ne panelin e instrumentave. Ne rast se vigjilenca e drejtuesit bie deri ne nje nivel te caktuar, ne ekran do t'ju shfaqet nje mesazh 'take a break'. Nese drejtuesi nuk ndalon atehere lajmerimi vazhdon rregullisht se bashku me nje tingull. (opsion si pjese e paketes se ndihmes te shoferit ne Titanium Plus)

  • Hapesirat per sendet

    Kroskoti me ajer te kondicionuar

    Perfekt per udhetime te gjata ne mot te nxehte, ajri i kondicionuar mban kroskotin e fresket.

    Veshja e lekures

    Artizanale ne çdo detaj te brendshem, veshje lekure ne timon, ne frenat e dores dhe ne leven e nderrimit te marsheve. Standart ne Titanium Plus.

    Mbajtesit e gotave

    Per komoditetin tuaj, mbajtesit e gotave per tu arritur me lehtesi, jane pozicionuar ndermjet hapesires se drejtuesit dhe pasagjerit perpara dhe ne mbeshtetesen e krahut te pasagjereve mbrapa.

    Per te pasur rregull

    Hapesira ekstra per sendet e familjes suaj per te udhetuar komod, çdo duhet te rrije ne vendin e tij:

    • Kroskoti per te mbajtur sendet e sigurta
    • Hapesirat mbi ju
    • Xhepat e vendosur ne pjesen e mbrapme te sediljeve te para

    Mbrojtesja e hapesires se bagazhit

    Ne versionin me portobagazh kjo veçori e rrjetes mbrojtese vjen si karakteristike per te mbajtur te sigurta sendet ne hapesiren e bagazhit te Mondoe-s suaj pergjate udhetimit. Vjen si veçori brenda normativave te sigurise, te vendosura nga Komisioni Ekonomik per Evropen (ECE-R17). (Ofrohet vetem si aksesor). Kontaktoni piken e autorizuar te shitjes Ford.

    Me shume aksesore

    Me nje game te gjere aksesoresh per vendosjen e sendeve, nuk do t'ju duhet te lini asnjeri ose asgje pas. Plus ju mund te mbeshteteni ne faktin se do te jete nje pershtatje perfekte per Mondeon tuaj dhe ska asnje kompromis per integritetin e prodhuesit ose materialeve te perdorura.

Bookmark & Share