Siguria – dizenjur per te qene i qete

Ju do te keni ndjesine e heqjes se merakut kur pilotoni nje Mondeo, fale nje liste te ngjeshur te karakteristikave aktive dhe pasive te sigurise. Per shembull, palosja e kolones se timonit do te zvogeloje demtimet e drejtuesit te mjetit. Teknologji inteligjente parandalon ecjen mbrapa gjate nisjes ne malore, ndersa gjenerata e re cruise kontrol(kontrollit te drejtimit) ju ndihmon te ruani distancen e sigurise nga mjeti para jush. Keto jane vetem disa shembuj se si me shume kujdes Mondeo eshte dizenjuar duke pasur ne mendje sigurine per ju dhe familjen tuaj  

 

  • Siguria Pasive

    Intelligent Protection System (IPS)

    Perderisa Mondeo ka arritur te fitoje maksimumin prej 5-yjesh ne renditjen e testimeve te EURONCAP per sigurine e pasagjereve, duhet ta dini se ky model i ka kushtuar seriozitet maksimal sigurise. Me teknologjine me te fundit per mbrotjen e drejtuesit dhe pasagjereve ne te gjithe nodelet Mondeo, elementi kyç ne paketen e sigurise pasive eshte IPS. Ky sistem perfshin si me poshte te githe sistemet e avancuara te cilat aktivizohen ne fraksionin e sekondit:
    • Airbag per mbrojtje te pergjithshme. Me konkretisht: airbag frontale shofer dhe pasagjer; airbag anesore perpara; airbag ne forme perde per shofer, pasagjer dhe per pasagjeret e rrjeshtit te dyte te sediljeve; airbag per gjynjet e shoferit
    • Rripat e sigurimit te fiksuar ne tre pika dhe te rregullueshem ne lartesi per sedijet e para
    • Sistem lajmerues per mos vendosjen e rripit te sigurimit
    • Timoni dhe pedalet thithen brenda vetes per te minimizuar demtimin ne rast impakti. Pedal Intrusion Prevention System (PIPS)
    • Sistem i Avancuar per Mbrojtjen e Qafes ne sediljet e perparme, ne rast goditje nga pas.
    • Nje shasi e forte çeliku special e cila se bashku me traversat e dyerve minimizojne impaktin e perplasjes.
    • Ç'aktivizim i airbag-ut te pasagjerit 
    • Ndezje automatike e sinjaleve(bllokazhit) - aktivizim auto. ne rast aksidenti.
    *Shenim: Sedilja e femijeve nuk duhet vene kurre ne sediljen e pare ne rast se modeli Ford eshte i pajisur me airbag per pasagjerin. Vendi me i sigurte eshte ne rrjeshtin e dyte te sediljeve

  • Siguria Aktive

    Karakteristikat e Sigurise aktive

    Karakteristikat e Sigurise aktive ndihmojne per te pasur sigurine me te madhe te mundshme per ju dhe pasagjeret. Keto karakteristika perfshijne sistemin antibllokues te gomave(ABS) me shperndarje elektronike te forces frenuese(EBD). Standart ne te gjithe gamen.

    Asistenca e Frenimit Emergjent (Emergency Brake Assist (EBA)

    EBA siguron force te plote frenimi ne çfaredo lloj rasti, duke ndihmuar ne uljen e distances se frenimit ne nje rast urgjent. Per te lajmeruar drejtuesit e mjeteve pas jush, qe ju kryet nje frenim te forte,  Emergency Brake Warning(Lajmeruesi i Frenimit Emergjent) ndez dhe fik automatikisht ne menyre te vazhdueshme dritat e frenave. (standart ne te gjithe serite) 

    Kontrolli Elektronik i Stabilitetit (ESP) me Asistencen ne Kontroll Ferkimi(TA) dhe Asistenca e Frenimit Emergjent (EBA)

    Duke demostruar angazhimin tone per sigurine, keto karakteristika jane vendosur si opsione ne seri ne gjithe modelet Mondeo. ESP dhe TA monitorojne rrotullimin e gomave, po aq mire sa edhe kendin e rrotullimit te timonit, kendin e shmangies nga kursi dhe levizjet anesore. Ne qofte se sensori zbulon se njera nga gomat e perparme apo te mbrapme po rreshket, kompjuteri i bordit modifikon fuqine e motorrit dhe aplikon frenimin per çdo gome individualisht. Kjo sjell nje terheqje me te madhe duke reduktuar boshtin rrotullues te motorrit ne qofte se gomat xhirojne kur shkelni pedalin e gazit. Aftesia juaj per te ecur ne rruge te rreshqitshme tashme eshte permiresuar me shtimin e benefiteve per nje pilotim te sigurte.

    EBA siguron nje force te plote frenimi kurdo qe te nevojitet, duke ndihmuar ne zvogelimin e distances se frenimit ne nje rast urgjent.

     

  • Siguria

    Sistemi i Alarmit (Passive Anti-Theft System (PATS)

    Kur ju duhet te parkoni Mondeon ne çfaredo lloj vendi, doni te siguroheni se ai do te jete i sigurte. Ja perse ne kemi inkorporuar kaq shume sisteme sigurie. Bravat jane te nje sigurie te larte, kunder shperthimit dhe te perforcuara. Nje mase ekstra eshte dhe imoboilizer, i cili ç'aktivizon motorrin deri kur çelesi me kodin unik futet ne kuader dhe njihet nga sensoret. (standart ne gjithe serite)

    Mbyllje e dyfishte me pult

    Mbyllja e dyfishte me çelesin me pult nenkupton mbyllje te makines dhe xhamave elektrike. Pra ne rast se dikush thyen xhamin, ai nuk mund te hape dyert nga brenda. Ju mund te hapni dyert dhe te gjithe xhamat e Mondeos duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin e hapjes se makines ose t'i mbyllni duke t'i mbyllni po ne te njejten menyre. (standart ne Titanium S dhe Trend)

    Siguria per Femijet

    Karakteristika novatore sjell siguri te plote per gjithe familjen. Me shtypjen e nje butoni ju siguroni pasagjeret e rrjeshtit te dyte, per te mos hapur dyert nga brenda.(opsion ne te gjithe serite)

    Sistemet e alarmit

    Mondeo mund te pajiset me nje nga sistemet e alarmit te meposhtem:
    Alarmi perimetrik
    Eshte i vlefshem per mbrojtjen nga hyrje te pa autorizuara ne mjetin tuaj nepermjet dyerve apo kofanos dhe mbron gjithashtu edhe sistemin audio te mjetit(kasetofonin). (opsion)
    Thatcham Category 1 me sensore te brendshem
    Vepron ne rastin e vjedhjes se nje gome (opsion)

     

     

Bookmark & Share