Shkoni kudo, bëni gjithçka.

Një pushim fundjave. Udhëtimi për në punë. Zhdërvjelltësia në shkurtore. Itinerari piktoresk…kudo që shkoni, "Ford EcoSport" ofron argëtim dhe vetëbesim në çdo udhëtim. Gjithë funksionaliteti bruto i një SUV-je. Gjithë shpirti dinamik i një makine kompakte qyteti. Zbuloni një kombinim të dizajnit inteligjent, konstruksionit mbresëlënës, teknologjisë inteligjente dhe një game mënyrash emocionuese personalizimi të "EcoSport" tuaj.

Me hapësirë, tërheqës dhe atletik: është SUV-ja perfekte për arenën e qytetit, plus shumë të tjera.

Uluni dhe relaksohuni.
Paraqitja dhe ndjesia e materialeve cilësore do ta shtojnë vlerësimin tuaj për pjesën e brendshme mahnitëse të "EcoSport". Sediljet e përparme luksoze ofrojnë komoditet dhe mbështetje fantastike, ndërsa një kujdes i veçantë u është kushtuar disenjimit dhe thurjes së zbukurimeve për "Ford EcoSport" tuaj, për ta lartësuar më tej përvojën tuaj të përgjithshme të drejtimit.

Historia "më pak karburant, më shumë fuqi".
Ford EcoBoost. Motori ndërkombëtar i vitit 2017 për kategorinë nën 1 litër. Veshja si prej diamanti në unazat e pistonit ul fërkimin; turbokompresori, injektimi i drejtpërdrejtë dhe koha e ndryshueshme e valvulave rrisin efikasitetin. Rezultati është performanca mbresëlënëse nga një motor kaq ekonomik me benzinë. Fitues i çmimit "Motori ndërkombëtar i vitit" për gjashtë vjet me radhë, motori 1,0 litërsh "Ford EcoBoost" disponohet në versionet 100 PS, 125 PS dhe 140 PS.

I projektuar për të kursyer.
Me ndihmën e teknologjisë "Ford ECOnetic", motorët më të fundit të "EcoSport" kursejnë shumë karburant. Motori me benzinë "1.0 Ford EcoBoost 125 PS" me transmision manual arrin një konsum mbresëlënës karburanti prej 5,2 l/100 km*, me vetëm 119 g/km emetime të CO2*. Motori me naftë "1.5 100 PS EcoBlue" është akoma më kursimtar, duke arritur konsum të kombinuar karburanti prej 4,1 l/100 km* dhe emetime të CO2 prej vetëm 107 g/km*.

Merrni kontrollin.
"EcoSport" ofron një drejtim më shpërblyes dhe të sigurt. Me pozicionin e tij të lartë të drejtimit që ofron shikueshmëri të shkëlqyer, ju keni një pamje më të plotë të asaj çfarë ndodh rreth jush. Përveç kësaj, distanca 190 mm nga toka do t'ju bëjë të mos i ndieni gropat dhe pellgjet e ujit.
■ Pozicion i lartë drejtimi
■ Distancë e lartë nga toka
■ Shikueshmëri më e madhe

Ford SYNC 3
Udhëtimet me makinë nuk duhet të jenë ndërprerje të lidhjes tuaj. Ford SYNC3 i ri integrohet më së miri me celularin tuaj inteligjent, duke ju mundësuar të kontrolloni çdo gjë nga telefonatat dhe mesazhet me tekst deri te muzika dhe navigimi satelitor, të gjitha përmes ekranit me prekje 8"ose përmes komandave shumë të thjeshta zanore.

Me B&O PLAY duket si transmetim drejtpërdrejt.

Pavarësisht shijeve tuaja muzikore, që nga këngët klasike te himnet moderne, muzika meriton të transmetohet sipas mënyrës së synuar nga artistët. Sistemi i ri dinamik i audios 675 vat i "Ford", me 10 altoparlantë nga "B&O PLAY" ofron pikërisht këtë. I projektuar dhe i sintonizuar ekskluzivisht për "EcoSport" nga inxhinierët ekspertë të akustikës së "B&O PLAY", ai e çon përvojën e çdo udhëtimi në një nivel tjetër. Dhe, dizajnet dalluese të altoparlantëve plotësojnë në mënyrë të përkryer pjesën e brendshme me stil të "EcoSport".

Ndërruesit e marsheve
Transmisioni automatik me gjashtë marshe jep një përvojë drejtimi relaksuese dhe të shtruar, veçanërisht në trafik të rënduar. Nëse dëshironi, ndërrojeni marshin manualisht duke përdorur ndërruesit e marsheve të montuar në timon

Dritare çatie
Dritarja elektrike e çatisë ju ofron pamje më të bukura të peizazhit rrethues nga komoditeti i "EcoSport" tuaj. Veshja me reflektim diellor ndihmon në ruajtjen e freskisë brenda me
automjetin mbyllur, ndërkohë që mbrojtësja e brendshme ofron më shumë hije dhe privatësi kur nevojitet.

Hapësirë më e madhe bagazhi.
"EcoSport" ofron të gjithë hapësirën që ju nevojitet për një stil jete aktive. Sediljet e pasme të ndara e të palosshme krijojnë vend dhe fleksibilitet për të rritur hapësirën e ngarkesës. Ndërsa ndarjet e vogla inteligjente ju mundësojnë magazinimin e rregullt të artikujve më të vegjël.