A KA FORD FOCUS I RI ATË QË DUHET PËR TË QËNË NJË NGA MODELET MË TË DASHURA NË MAKINAT EUROPIANE?

Me 700,000 makina të shitura në Europë në gjysmën e parë të vitit 2018, Ford në Europë ka arritur rezultatin më të mirë të shitjes që nga viti 2009. Sot paraqitet gjenerata e katërt e Focus, një model që është shitur jo më pak se 16 milionë herë që prej  gjeneratës së parë në vitin 1998, nga të cilat gati 7 milionë në Europë.

Focus i ri është Ford i parë që do të prodhohet në platformën C2.

Focus i ri ofron mundësi zgjedhje për të gjitha shijet dhe nevojat. Do të jetë në dispozicion një version Cross-over Focus Active për ata që kërkojnë një pamje më të kompletuar, së bashku me Vignale (luks), ST-Line (sportive) ose versionet tradicionale Trend dhe Titanium. Natyrisht, klientët mund të zgjedhin për një model me pesë dyer ose me portobagazh, pavarësisht nga niveli.

 

Dinamika e denjë për Ford

Një nga karakteristikat kryesore të Focus-it ka qenë gjithmonë 'kënaqësia në drejtim'. Për të ruajtur pritshmëritë, Ford ka eleminuar të gjithë peshën e panevojshme në segmentin C që është 88 kilogram më i lehtë se paraardhësi i tij. Ndjesia në udhëtim është shumë më komode për një makinë të segmentit C dhe ne mund të konfirmojmë se më i riu i Ford-it ofron një ekuilibër të jashtëzakonshëm.

Krahas kambios manuale me gjashtë shpejtësi që është standard, një transmetues automatik me tetë shpejtësi shton adrenalinën në drejtim. Ajo nuk shfaqet më në formatin klasik por një rrotë rrotulluese në qendër të kabinës.

 

Totalisht i ri, teknikisht!

Si modeli i parë i Ford në Europë, Focus-i i ri përmban një ekran të qartë në krye të panelit. Me FordPass Connect, klientët Ford në Europë mund ta transformojnë Focus-in e tyre në një pikë të lëvizshme wifi falë modemit të integruar, që ofron lidhjen deri në dhjetë pajisje. Sistemi përfshin përditësime Live Traffic, vendndodhjen e automjetit dhe kontrollin e statusit të automjetit, mbylljen dhe zhbllokimin nëpërmjet një aplikacioni të smartphone.

Me 8 zgjedhje motorike dhe 4 'nivele', të gjithë mund ta kenë Focusin e tyre të preferuar. Vetëm nëse nuk kërkoni një hibrid, të cilin Ford nuk e ofron ende. Focusi i ri premton të jetë një konkurrent i ashpër duke shtuar një pamje moderne përtej adrenalinës në drejtim!