FORD MUSTANG IS WORLD’S BEST-SELLING SPORTS COUPE


Coupé-ja* sportive më e shitura në botë po përmirësohet edhe më shumë. Me dizajn të ri më të lëmuar, teknologji më të avancuar dhe performancë më të mirë, "Ford Mustang" i ri është më shumë se thjesht një makinë sportive. Është zemra dhe shpirti i "Ford". "Mustang" i ri lë një përshtypje të jashtëzakonshme nga çdo pikëpamje. Në pjesën e përparme do të gjeni një grilë rrjete më të gjerë dhe më të madhe, si dhe një parakolp të riprofilizuar. Ventiluesit e rinj të nxjerrjes së ajrit të kofanos jo vetëm tërheqin vëmendjen, por sigurojnë që motori të qëndrojë i ftohtë dhe i qetë, edhe në kushtet më të vështira. Dhe askujt nuk do t'i shpëtonin fenerët e rinj tërheqës "LED" me ndriçim të veçantë që dallohet
menjëherë.