Ford KA+ është një nga zgjedhjet më të thjeshta të jetës. E pajisur me teknologji mbresëlënëse, vetura juaj kompakte do të ndihet befasisht më e madhe se ç'e prisnit.Është ekonomike, e gjërë dhe e paparashikuar.Automjeti përmban karakteristika praktike që e bëjnë makinën të sigurt,  të rehatshme dhe, natyrisht, shumë argëtuese.

KA + i ri është kompakt, por i gjerë, modern në dizajn dhe i pasur në teknologji. KA+ i ri garanton një eksperiencë të këndshme dhe emocionuese ne guidim dhe efikasitet të jashtëzakonshëm të karburantit falë motorëve të rinj. Dhe nëse po kërkoni një automjet më të fuqishëm dhe të gjithanshëm, KA + Active e re është zgjidhja për ju

E lehtë për të marrë shoqërinë.

Si makinë kompakte, Ford KA+ ka një hapësirë çuditërisht të madhe. Me gjerësi të bollshme në lartësinë e shpatullave dhe me hapësirë të konsiderueshme për këmbët, në sediljen e pasme mund të rehatohen tre pasagjerë.

Qëndroni në komoditet dhe udhëtoni me stil. 

Pamja dhe ndjesia e materialeve të brendshme luajnë një rol të madh në vlerësimin e përvojës së përgjithshme të drejtimit. Prandaj është treguar kujdes i madh për të disenjuar dhe punuar me mjeshtëri në zbukurimin e modelit tuaj "Ford KA+".