"Ford Kuga" e re pasqyron në mënyrë perfekte natyrën tuaj aspiruese dhe të vetësigurt. Teknologjitë e veta frymëzuese, së bashku me një dizajn të aplikuar bukur, ofrojnë luks të cilësisë maksimale me performancë superiore - duke e bërë "Ford Kuga" e ri partnerin ideal për shpirtin tuaj sipërmarrës dhe aventurier

Teknologji qe lidhet me zërin tuaj dhe i përgjigjet prekjes suaj.

SYNC 3* i ri ju jep kontroll mbi gjithçka, që nga muzika dhe navigimi satelitor, deri tek telefonatat, aplikacionet dhe mesazhet me tekst – të gjitha me komanda të thjeshta zanore. Ekrani intuitiv 8" me prekje dhe me ngjyra tani përmban funksionet "zmadho dhe rrëshqit" dhe do t'ju mundësojë konfigurimin e ekranit kryesor sipas dëshirës.

Lëreni Kugën tuaj të parkohet vetë!

Ndihma aktive në parkim do ta parkojë "Kugën" për ju. Sistemi gjen vendparkime të përshtatshme dhe mund t'ju drejtojë automatikisht në to. Ajo mund edhe të manovrojë për t'ju nxjerrë nga vendparkimet. Gjithçka që duhet të bëni është të përdorni gazin, frenat dhe marshet.

Ndiqni rrugën tuaj.

Sistemi inteligjent i drejtimit me të gjitha rrotat aktive i "Ford Kuga" monitoron vazhdimisht, duke optimizuar fërkimin në çdo sipërfaqe, për ta drejtuar fuqinë midis rrotave sipas nevojës. Një ekran në panelin e instrumenteve tregon fuqinë që shkon në çdo rrotë, duke ju ndihmuar që të qëndroni vigjilent për ndryshimet në kushtet e rrugës.

Limitatori i shpejtesis


Ju mund të zgjidhni shpejtësinë që dëshironi dhe sistemi do ta mbajë atë. Nëse sensori i integruar i radarit zbulon një automjet që ngrihet para jush, zvogëlon shpejtësinë dhe ruan distancën e paracaktuar të sigurisë. Kur rruga përpara është e lirë, shpejtesia rritet.

You have not enabled functionality cookies. You can watch youtube video here. Delete your cookies to enable this function. Additional help can be found in the cookie policy.

Lidhet me zërin tuaj, i përgjigjet prekjes suaj.

SYNC 3* i ri ju jep kontroll mbi gjithçka, që nga muzika dhe navigimi satelitorØ, deri tek telefonatat, aplikacionet dhe mesazhet me tekst – të gjitha me komanda të thjeshta zanore. Ekrani intuitiv 8" me prekje dhe me ngjyra tani përmban funksionet "zmadho dhe rrëshqit" dhe do t'ju mundësojë konfigurimin e ekranit kryesor sipas dëshirës.

"Applink", "Apple CarPlay" dhe "Android Auto"

Kontrolloni me "AppLink" aplikacionet e përputhshme me SYNC, ndërsa "Apple CarPlay" dhe "Android Auto" ju mundësojnë navigimin në ndërfaqen HMI të telefonit tuaj inteligjent përmes ekranit kryesor SYNC 3, si të ishte receptori i telefonit.

Freni elektrik i parkimit (EPB)


Për lehtësi përdorimi, një çelës i thjeshtë, i cili ndodhet në konsolën qendrore, aktivizon frenin elektrik të parkimit (EPB), duke ju lënë hapësirë shtesë për magazinim midis dy sediljeve përpara. EPB do të lëshohet menjëherë sapo të niseni.

Sistem "Ford KeyFree" me butonin e ndezjes "Ford Power"


Ndizni makinën dhe bllokoni ose zhbllokoni dyert pa e mbajtur kurrë çelësin në dorë. Thjesht mbajeni çelësin elektronik me vete në xhep ose në çantë.

Sistemi i informimit për pikat e vdekura të shikimit me sinjalizues trafiku

Projektuar për t'ju njoftuar kur një automjet tjetër (një makinë, furgon apo kamion) futet në pikën tuaj të vdekur të shikimit – me një dritë të vogël paralajmëruese të integruar në pasqyrat e të dyja dyerve. Sinjalizuesi i trafikut në kryqëzim kontrollon majtas dhe djathtas teksa ktheni nga një hapësirë parkimi pingule ose kënd, duke ju dhënë paralajmërime vizuale dhe akustike kur diktohet një automjet që po afrohet.

Shiheni të plotë rrugën.

Fenerët biksenon HID të "Ford Kuga" janë dy herë më të fuqishëm se fenerët tradicionalë, por përdorin vetëm dy të tretat e energjisë. Përfshin edhe dritat statike për kthesa dhe larësit e fenerëve, plus dritat progresive, dritat e gjata automatike, projektorët dinamikë dhe dritat LED për ditën.