Coupé-ja* sportive më e shitura në botë po përmirësohet edhe më shumë. Me dizajn të ri më të lëmuar, teknologji më të avancuar dhe performancë më të mirë, "Ford Mustang" i ri është më shumë se thjesht një makinë sportive. Është zemra dhe shpirti i "Ford"

"Mustang" i ri lë një përshtypje të jashtëzakonshme nga çdo pikëpamje. Në pjesën e përparme do të gjeni një grilë rrjete më të gjerë dhe më të madhe, si dhe një parakolp të riprofilizuar.
Ventiluesit e rinj të nxjerrjes së ajrit të kofanos jo vetëm tërheqin vëmendjen, por sigurojnë që motori të qëndrojë i ftohtë dhe i qetë, edhe në kushtet më të vështira. Dhe askujt nuk do t'i shpëtonin fenerët e rinj tërheqës "LED" me ndriçim të veçantë që dallohet menjëherë.

I dallueshëm.


Ajo që e dallon "Mustang" e ri është kënaqësia e mirëfilltë e një forme që dallon shumë nga të tjerat. Nga pjesa e përparme e fortë në formë turiri peshkaqeni me kofanon e riprofilizuar deri tek anët e pasme të skalitura, forma e tij e bukur dhe klasike ësshtë emocion i pastër.

Aerodinamika "Mustang" është "Ford" i parë që pajiset me perde aerodinamike të rrotave të përparme që ndihmojnë në drejtimin e rrymës së ajrit përmes rrotave të përparme. Në pjesën e pasme, trupi konik e drejton ajrin në mënyrë efektive nga pjesa e pasme e makinës për të pakësuar më tej rezistencën aerodinamike.

Shprehni ngjyrat tuaja të vërteta.

Duke u frymëzuar nga dizajni i kabinave të avionëve, "Mustang" i ri ofron një drejtim emocionues. Komandat kryesore arrihen lehtësisht me një grup instrumentesh dixhitale që mund të lexohen me një shikim, me ventilues qendror ajri në nivelin e fytyrës dhe butona ndërrimi në stil avioni. Leva e marsheve është vendosur në mënyrë të përkryer me një kalim të shkurtër midis marsheve. Dhe timoni i veshur me lëkurë ofron ndjesinë e duhur në duart tuaja.

Ngjyrat e brendshme

"Mustang" i ri ju mundëson përshtatjen e performancës dinamike të makinës në
përputhje me stilin tuaj të drejtimit.

Suspensioni përshtatës "MagneRide"


Për përvojën më të mirë të drejtimit, "Mustang" tashmë disponohet me suspension përshtatës "MagneRide". Sistemi monitorohet dhe rregullohet me mijëra herë për sekondë për të ofruar nivele të shkëlqyera stabiliteti,
komoditeti dhe kontrolli. Disponohen katër cilësime – normal, sportiv, pistë dhe rezistencë – kështu që mund ta përshtatni manovrimin në përputhje me kushtet e rrugës dhe stilin e drejtimit.

Efikas.


Bazuar në teknologji moderne, motori 2,3 litërsh "Ford EcoBoost" i "Mustang" ofron ekuilibrin e përkryer midis performancës dinamike dhe efikasitetit të lehtë. Një sistem injektimi direkt me kapacitet të lartë kontrollon me përpikëri shpërndarjen e karburantit, ndërsa një turbokompresor me dhomë spirale të dyfishtë ofron më shumë fuqi – projektuar në më shumë se 290 PS (213 kW) – dhe me reagim të menjëhershëm të pedalit.

Motori me benzinë V8 5,0 litërsh


Motori ynë më i fuqishëm V8 5,0 litërsh ofron një performancë në shkallë epike, me një forcë rrotullimi të përmirësuar prej 451 PS (336 kW) dhe 529 Nm muskulore. Numrat janë mbresëlënës, por edhe ato nuk e përçojnë dot shpërndarjen e pasur dhe të pafund të fuqisë që rezulton në këtë fleksibilitet kaq të lehtë. Apo hungërima e dallueshme grykore e motorit që ofron muzikën për çdo udhëtim.

Tashmë mund të ndiheni më të sigurt se kurrë pas timonit të një "Mustang" të ri. Përveç sistemit të fuqishëm të frenave – me frena të përparme "Brembo" me gjashtë pistona në modelet "GT" – "Mustang" ka një paketë të gjerë veçorish sigurie dhe ndihme për shoferin.

Ndihma para përplasjes
Skanon rrugën përpara për objekte lëvizëse apo këmbësorë, edhe
gjatë natës, dhe është projektuar për t'ju lajmëruar nëse ka
mundësi të përplaseni. Nëse nuk reagoni, ajo fillon të frenojë
automatikisht për t'ju ndihmuar të ngadalësoni. 


Paralajmërimi për distancën
Tregon distancën me automjetin përpara dhe mund t'ju
paralajmërojë nëse afroheni shumë.


Sistemi për qëndrimin në korsi
Ju paralajmëron nëse dilni aksidentalisht nga korsia në një rrugë
me shumë korsi dhe mund t'ju drejtojë sërish në mënyrë të sigurtë
në korsinë e duhur. 

Ford SYNC 3
"Ford SYNC 3" i ri integrohet më së miri me celularin tuaj inteligjent, duke ju mundësuar të kontrolloni çdo gjë nga telefonatat dhe mesazhet me tekst deri te muzika dhe navigimi satelitor – të gjitha përmes ekranit 8" me prekje ose me komandat tejet të thjeshta zanore. 

Ekrani me prekje
Ekrani me prekje "SYNC 3" mbështet lëvizjet me shumë prekje "rrëshqit" dhe "afro gishtat për të zmadhuar" dhe ju mundëson të rregulloni ikonat e aplikacioneve dhe ekranet në sfond, siç do të
vepronit në tablet ose telefon inteligjent.

Applink", "Apple CarPlay" dhe "Android Auto" 

Kontrolloni me "AppLink" aplikacionet e përputhshme me "SYNC", ndërsa "Apple CarPlay" dhe "Android Auto" ju mundësojnë navigimin në ndërfaqen "HMI" të telefonit tuaj inteligjent përmes ekranit kryesor "SYNC", si të ishte receptori i telefonit.