Ford transformon shishet plastike në tapete

Transformimi i shisheve plastike në tapete

Ford ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të ripërdorur miliona shishe plastike. Çdo SUV EcoSport që kompania prodhon është e pajisur me tapete të bërë duke përdorur shishe plastike me një përdorim.

Që nga lançimi i EcoSport në vitin 2012, janë përdorur më shumë se 650 milion shishe 0.5l, me peshë rreth 8 tonë.

Që nga përdorimi i parë i plastikës së ricikluar te modeli Ford Mondeo më shumë se 20 vjet më parë, kompania tani riciklon 1.2 miliard shishe në vit.

Shndërrimi i plastikës në tapete të makinave së pari përfshin copëtimin e shisheve dhe kapakëve të tyre. Këto pastaj nxehen në 260 ° C dhe shkrihen deri sa te formohet një fije me gjerësinë e një fije floku. Këto fije grumbullohen dhe ky material kthehet në tapete.