Së shpejti, Puma, SUV i ri sportiv i Ford-it

Me një shpejtësi efikase, hibride, kapacitet maksimal bagazhi, dhe teknologji inteligjente në ndihmë të shoferit. Ky është një SUV që është ndërtuar për t'ju ndihmuar të merrni maksimumin në çdo udhëtim.

  • Imazhi i parë i Ford Puma zbulon stilin atletik të modelit crossover të frymëzuar nga SUV.

  • Efikasiteti i karburantit dhe performanca e Ford Puma do të optimizohet me teknologjinë e avancuar Ford EcoBoost Hybrid 48 volt

AMSTERDAM, Hollandë, 3 prill 2019 - Ford zbuloi imazhin e parë të Ford Puma - një crossover kompakt i frymëzuar nga SUV që bashkon dizajnin mahnitës ; kapaciteti dhe fleksibiliteti i bagazheve ; dhe teknologji hibride 48-volt.

Puma do të dalë në shitje në fund të vitit dhe do të prodhohet me cilësi të jashtëzakonshme në Fabrikën e Asamblesë së Ford Craiova, Rumani, pas investimeve prej gati 1.5 miliardë euro që nga viti 2008.

"Dizajnuar në mënyrë inovative dhe joshëse, mendojmë se Puma do të përshtatet me klientët e makinave kompakte në Evropë" tha Stuart Rowley, president, Ford of Europe  "Ne kemi shfytëzuar çdo hapësirë për t'u dhënë klientëve fleksibilitetin që ata dëshirojnë, me stil progresiv dhe tërheqës, në mënyrë që ata të mund të shijojnë makinën më të mirë që kanë në pronësi."

Krijuar për të përmbushur dhe tejkaluar një kërkesë të qartë për hapësirën fleksibël të bagazhit pas diskutimeve të gjera me klientët, zgjidhja e re e vendosjes së pasme të Puma siguron një depo të thellë dhe të gjithanshëm në të cilë mund të akomodohen në mënyrë të qetë dy çanta golfi në një pozicion të drejtë.

Teknologjia Ford EcoBoost Hybrid do të optimizojë efikasitetin e karburantit Puma * dhe do të japë performancë të fuqishme dhe të përgjegjshme, me deri në 155 PS. Një inciues i integruar (gjenerator) i rripit (BISG) mundëson rikuperimin dhe ruajtjen e energjisë që zakonisht humbet gjatë frenimit dhe ngritjes në ngarkim të paketës së baterisë me ftohje ajrore litium-jon me fuqi 48 volt.

Puma i bashkohet gamës crossover të Ford të frymëzuara nga SUV, duke përfshirë Ka+ Active, Fiesta Active, Focus Active.

SUV-të tani përbëjnë më shumë se një në pesë automjete Ford të shitura në Evropë dhe shitjet u rritën më shumë se 19 për qind në vitin 2018.