Sediljet në modelin e ri Ford Focus vlerësohen nga specialistët e mjekësisë!

Sediljet në modelin e ri Ford Focus vlerësohen nga specialistët e mjekësisë!

Sipas tyre, for  ma e sediljeve ndihmon në eleminimin e dhimbjeve të shpinës gjatë udhëtimit …

  • Të gjitha sediljet në modelin e ri Ford Focus fitojnë njohje nga komiteti i mjekëve dhe terapistëve fizikë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës
  • Rregullimi në 18 mënyra të ndryshme i mundëson shoferit dhe pasagjerit përpara mbështetje dhe rehati maksimale, pasi ekspertët vlerësojnë se gjysma e evropianëve vuajnë nga dhimbjet e shpinës gjatë udhëtimit.
  • Focus-i është automjeti i parë Ford që ka miratimin e ekspertëve të mjekësisë për komoditet gjatë udhëtimit.

COLOGNE , Gjermani, 7 mars 2019 - Dhimbja e shpinës është shkaku kryesor i vetëm në botë i aftësisë së kufizuar dhe një kusht që ekspertët vlerësojnë do të ndikojë gjysmën e të gjithë evropianëve në një moment në jetën e tyre.

Për shoferët dhe pasagjerët ajo mund ta bëjë udhëtimin me makinë një përvojë të pakëndshme.

Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, Ford Focus ofron për shoferin dhe pasagjerët sedilje që përshtaten në 18 mënyra për mbështetje dhe rehati maksimale - duke fituar vulën e miratimit nga organizata kryesore shëndetësore Aktion Gesunder Rücken e.V. (AGR), Fushata për Mbështetje të Shëndetshme.

Focus është automjeti i parë i Ford që merr njohjen nga komisioni i testimit të pavarur të ekspertëve të AGR nga fusha të ndryshme mjekësore. Për të marrë vulën, sedilja duhet të jetë në gjendje të përshtatet me personin në pozicionin e ulur dhe jo e kundërta.

“Pozicionimi i gabuar ne sedilje mund ta bëjë shoferin të rrëshqasë përpara, duke ushtruar presion mbi pjesën e poshtme të shpinës. Qëllimi ynë me Focu-in e ri është që të ndërtojmë një sedilje të rregullueshme me 18 drejtime që i përshtatet çdo personi, duke bërë të mundur që shoferët e të gjitha formave dhe madhësive të arrijnë lehtë pozicionin e tyre optimal për rehati maksimale veçanërisht në udhëtimet e gjata ", tha Glen Goold, inxhinieri i Ford Focus .

Mesatarisht, evropianët drejtojnë mjetet e tyre për rreth një orë çdo ditë, duke mos llogaritur kohën e kaluar në trafik ose duke kërkuar parking. * Një studim i U.K zbuloi se 75 për qind e shoferëve kanë probleme me shpinën si pasojë e pozicionimit të gabuar të sediljeve, gjë që gjithashtu mund të çojë në dhimbje të qafës, lodhje të muskujve dhe qarkullim të kufizuar, duke shkaktuar që shoferi të lodhet më shpejt.

Inxhinierët e Ford-it krijuan sedilje totalisht të reja në modeli e ri Focus për të arritur vulën e aprovimit të AGR si pjesë e një filozofie të përqendruar tek njeriu, që e vendosë përvojën e konsumatorit në fokus të dizajnit dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve për mbështetjen e shpinës. Rregullimi me 18 mënyra i sediljeve të Focus-it përfshin lartësinë, gjatësinë dhe pjerrësinë e sediljes, përveç mbështetjes mbrapa, qafës dhe kofshës. Pozicionimi i shpinës është i kontrolluar në mënyrë elektronike nga një kalim në çdo anë të sediljes.

Për pozicionimeve te shpines me kter drejtime, rregullimin e mbështetëses së kokës me katër drejtime dhe shtrirjen e mbështetjes së këmbëve që nuk ofroheshin me gjeneratën e mëparshme Focus, ekspertët e Ford zhvilluan teste me shoferët meshkuj dhe femra me gjatësi të ndryshme, pesha dhe forma të trupit për të mundësuar dizajnin optimal . Testimi i qëndrueshmërisë përfshiu 150,000 kilometra udhëtim në vende të ndryshme në botë, duke përdorur simulatorin robotik "Robutt" të Fordit.

Për të siguruar më shumë rehati gjatë udhëtimit, modeli i ri Focus gjithashtu përmban teknologjinë e zbulimit të gropave në rrugë duke minimizuar tronditjen e tyre, dhe pasagjerët në sediljet e pasme përfitojnë nga 6 centimetra më shumë hapësirë për gjunjtë në krahasim me gjeneratën e mëparshme Focus.

"Cilësia ergonomike e sediljeve të makinave  ka rëndësi të madhe, veçanërisht për individët që udhëtojnë  shpesh me makinë. Ne jemi të kënaqur që Ford është duke u bashkuar në luftën kundër dhimbjes së shpinës duke bërë që të ketë rehati maksimale ", tha Detlef Detjen, drejtor i Aktion Gesunder Rücken e.V. (AGR)

 

Ford Focus i ri është në shitje në të gjithë Evropën.